Përgjimet për katmonedhat 500 euro që ishin me myk dhe bankat

Zbulohen detaje shokuese nga dosja e SPAK për çiftin Veliaj-Xoxa. Gazetarja Klodiana Lala tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se, truri financiar i Xoxës zbuloi se si gruaja e kryebashkiakut legjitimonte paratë e mbledhura nga favoret që jepte bashkëshorti dhe ato ishin aq shumë sa ishin mykur dhe banka ndodhte që t’i refuzonte.

Pjesë nga biseda

Klodiana Lala: Adela Kondakçiu, truri financiar i Ajola Xoxës, thotë se çdo lëvizje që ne bënim merrej miratimi i zonjës Xoxa. Ajo thotë shkoja në bankë dhe ndonjëherë refuzohej sepse ne kishim kesh, dhe kartmonedha 500 euro ndodhte që ishte i mykur, çka sipas hetuesve tregon se ka patur para kesh, që në një formë apo tjetër, duhet të legjitimohej.

Veliaj në rrjetet sociale ka reklamuar aktivitete të financuara nga para të dyshuara korruptive. Ka reklamuar si kryetar bashkie. Ata e pyesin në rrjetin tuaj social, keni reklamuar këtë aktivitet të financuar nga ky biznesmen dhe menaxhuar nga kompania e bashkëshortes, Veliaj nuk jep shpjegime.
Tek historia e blerjeve, janë mallra luksi, po të shohësh sitet, për çdo grua që ka dy pare mend, kuptohet qartë që janë mallra luksi. Së dyti, disa muaj pasi Veliaj është emëruar kryetar bashkie, vetëm në pak muaj prokurorët kanë arritur, është bërë përmbledhje, vetëm në një muaj, është bërë tabela, rezulton, të jenë shpenzuar 21 mijë e 551 euro. Pra nga një person që zonja Xoxa nuk kishte shpenzime të tilla, menjëherë sapo emërohet kryetar bashkie Veliaj, bën këto shpenzime.

Është përdorur karta e një personi, që kur u pyet në SPAK ka thënë kam pagë 500 mijë lek të vjetra dhe nuk kam blerë gjëra të tilla, por më ka kërkuar zonja Xoxa kartën time.

Nesti Angoni thotë se pavarësisht emrin e blerjeve, ato janë bërë në masën e zonjës Xoxa dhe të njëjtat rroba janë sekuestruar nga SPAK në apartamentin 11/4. Pra lidhet dëshmia e zotërisë që është përdorur karta, karta e nënës, lidhet më pas veshjet që ka përdorur Ajola Xoxa, kallëzimi i Nesti Angonit dhe sekuestrimi i SPAK. Me Bushatin bie dakord, a ka të drejtë të shpenzojë sa të dojë? Patjetër, secili e shpenzon pagën e vet si të dojë. Problemi është që SPAK pretendon se janë firmat e Veliajt për tendera dhe leje ndërtimi, që kanë kaluar në formë rryshfeti te Xoxa dhe ajo i ka shpenzuar.

Ylli Rakipi: Veliaj thotë se janë përdorur për shfaqje artistike (veshjet).

Ola Xama: Duhet thënë se artistët paguheshin shumë pak.

Klodiana Lala: Në dosje thuhet se është paguar violinist njëri që nuk dinte t’i binte violinës. Nuk di t’i bjerë violinës…

Andi Bushati: Jeni në spekulim, ku është problemi? Problemi nuk është se si sillej Ajola Xoxa pasi paratë hynin në shoqatën e saj, kjo është gjë private. Problemi është se si paratë hynin. Nëse merremi, paguanin pak artistët dhe nuk dinte t’i binte violinës, nuk merremi me korrupsionin e funksionarit publik Erion Veliaj, por themi se paska patur një shtrigë për grua.

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Si mundet miku i Soros, Edi Rama korruptoi Charls McGonigal!

Njeriu që riktheu Dondal Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ka premtuar se do çojë …