Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratën për media u shpreh se qëllimi i Ramës dhe vendosja e Ervin Hoxhajt, kjo është, që drejtori i ri i policisë zëvendësoi një njeri që ishte si ishte, por lidhje me krimin nuk kishte.
Berisha tha se, pa diskutim që ekziston kjo, por ekziston edhe një vullnet i hekurt i popullit opozitar që me votë të lirë ti përzërë nga pushteti këtë bandë.
“Absolutisht qëllimi i Ramës dhe vendosja e Ervin Hoxhajt, kjo është. Drejtori i ri i policisë zëvendësoi një njeri që ishte si ishte, por lidhje me krimin nuk kishte, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë se kishte lidhje me bandat. Ishte apatik, nuk e mohoj, ishte konformist, nuk e mohoj, ishte oportunist nuk e mohoj, por me ‘Matrix’ siç është ky, se ky është mister ‘Matrix’, ky Proda është mister ‘Matrix’.
Ky la Shpatarakun, e dini ju që ky është trafikant i dënuar në Angli dhe i përzënë nga Anglia. Dhe tani kur doli era, e morën e sollën në drejtorinë e policisë, në vend që ta çonin në burg.
Këta janë bandë. Pa diskutim që ekziston kjo, por ekziston edhe një vullnet i hekurt i popullit opozitar që me votë të lirë ti përzërë nga pushteti këtë bandë. Që tregoi dje, nuk ka film, nuk ka ‘Narcos’. Keni parë ju ndonjë skenë të tillë”, tha Berisha.