CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Fotoja Beci-Kraja/ Berisha: Xhelati i sigurimit të shtetit nuk duhej të ishte në SPAK!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar gjatë konferencës së shtypit ditën e sotme edhe për takimin që kreu i Bashkisë Shkodër ka zhvilluar me ish drejtuesin dhe prokurorin e SPAK, Arben Kraja.

“I kam shprehur të gjitha qëndrimet për të. Ai është një xhelat i sigurimit të shtetit, që nuk mund të ishte kurrë aty ku është. Kurrë. I shkarkuar nga ligji i qeverisë së PD në 1995-1996. Unë e pashë atë, por asaj do ti vijë radha. Gjërat janë me radhë, jo të gjitha përnjëherë.

Ju e patë se çfarë hetimi bëhet aty. Hetimi tejkalon çdo punë. Atë e kam denoncuar në mënyrë të përsëritur.

Me atë çështje do të merrem, por me radhë, nuk e kaloj radhën unë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Fitore e madhe e Kosovës në Suedi, blindon vendin e dytë dhe marshon drejt Botërorit

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e dytë të muajit tetor, ku takohet me Suedinë. …