United States Vice-President JD Vance addresses the audience during the Munich Security Conference at the Bayerischer Hof Hotel in Munich, Germany, Friday, Feb. 14, 2025. (AP Photo/Matthias Schrader)

Berisha: Deklarata e JD Vance i shkon kukullës së Sorosit në Tiranë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet sociale me video një pjesë nga deklarata që zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance mbajti ditën e sotme në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në kritikat e tij, zyrtari i lartë amerikan theksoi dhe se liderët e europës nuk mund të fitojnë duke arrestuar apo censuruar kundërshtarët politik.

“Nuk mund të fitoni një mandat në mënyrë demokratike duke censuruar kundërshtarët apo duke i arrestuar ata. Pavarësisht nëse lideri i opozitës apo një i krishtertë i përulur, i cili po lutet në shtëpinë e tij apo një gazetar, i cili po përpiqet të raportojë një lajm”, ka qenë ky një pjesë i fjalimit të JD Vance.

Sipas Berishës, këto fjalë të thëna nga zv.presidenti i SHBA-ve i shkojnë Edi Ramës, më shumë se kujtdo tjetër.

Berisha e quan Ramën “kukull të George Sorosit” të cilin e akuzon se sipas tij “arrestoi 3 liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt”.

“Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër Edi Ramës, kukullës së George Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi 3 liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …