CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

SPAK kërkoi dënimin e Gazment Bardhit, gjykata e shpall të pafajshëm

Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor të deputetit demokrat Gazment Bardhi për “shpifje” ndaj Edmond Sulës, ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës.

Por gjyqtarja Flojera Davidhi rrëzoi kërkesën e SPAK dhe e shpalli të pafajshëm ligjvënësin demokrat.

Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet SKY ECC të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor, nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Nga ana tjetër, avokatët e Bardhit i thanë gjykatës se klienti i tyre është i pafajshëm, me argumentin se deklarimet në parlament janë bërë në cilësinë e deputetit dhe në interes të opinionit publik.

Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku deklaroi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të Policisë së Shkodrës.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …