Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me Sekretarin e Shtetit, Rubio. Lobistët e paguar nga oligarkët e tij në Tiranë dhe Prishtinë kanë tentuar që të realizojnë këtë takim, por kanë hasur në kundërshtimin e prerë të dy njerëzve të afërt të Trump.
Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD, Enri Ceno tregon se cfarë ndodhi në Mynih.
“Oligarkë nga Tirana apo Prishtina, lobistë nga Washingtoni por edhe zyrtarë amerikanë, u munduan fort përgjatë këtyre tre ditëve që u mbajt konferenca e sigurisë në Mynih të realizonin një takim të Edi Ramës me delegacionin amerikan, me ZV Presidentin Vance apo Sekretarin Rubio. Dështuan”, shkruan Ceno në një postim në facebook.
Refuzimi i njerëzve të afërt të Trump për tu takuar me Ramën është një tjetër goditje ndaj tij që tregon se fundi i Ramës është i afërt.