A ka më “përmbys” se kaq sa ç’është?

Gent STRAZIMIRI

Që SPAK dhe e gjithë “Reforma në drejtësi” ka këtë fytyrë, këtë zë, këto poture e këtë “seriozitet”, kjo dihet, dhe si çdo gjë që ka këto karakteristika, është përmbys…

Çështja është se “Saliu” dashka të na e kthejë “përmbys” sepse dashka të shkrijë SPAK-un…

Tashi,

*Ky SPAK-u i këtij, përmes Gardës së këtij, i ka kërkuar ndihmë Policisë së këtij, që ta mbrojë nga nëpunësit e Bashkisë së këtij, të cilët i rrethuan për disa orë rrjesht, me urdhër të këtij, menjëherë pasi kishin dalë nga takimi “mobilizues” i këtij në Bashkinë e këtij…

Më “përmbys” se kaq nuk mund të ishte… dhe për logjikë, që ta rregullosh duhet ta kthesh përmbys!!

SPAK YOU

KAQ!

 

About Redaksia

Check Also

Çfarë do kishte bërë “I majti” Elton John, me 1.18 miliardë euro?

Nga Gent STRAZIMIRI * Në këtë vendin e cfilitur nga pikëpamja sociale e ekonomike, nga …