Debate të ashpra kanë shpërthyer në Parlament në momentin që në mes të seancës plenare është një nxjerrë një fustan. Deputeti i PD, Dashnor Sula ka nxjerrë një fustan në foltore, si simbol të shpërdorimit të fondeve publike nga zyrtarët e lartë dhe familjarët e tyre.
Sula sulmoi bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxën, duke pretenduar se ajo ka bërë shpenzime të luksit me para publike.
“Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që ‘i kanë nga aktivitetet e tyre’, por në fakt nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Ka zonja që mund të veshin një fustan 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp, por ka të tjera që konkurrojnë me koleget për të pasur fustane që kushtojnë 2000-3000 euro,” deklaroi Sula.
Deputeti demokrat i bëri thirrje SPAK-ut të mos fokusohet vetëm tek shpenzimet personale të Ajola Xoxës, por të hetojë edhe kontratat e dyshimta të bashkisë së Tiranës, përfshirë çështjen e shumëpërfolur 5D.
“S’kishim dëgjuar kurrë që taksat e qytetarëve të Tiranës t’i përdorë kryebashkiaku me bandën kriminale”, shtoi ai.