Berisha: Altin Dumani ka mbyllur dosjet e krimit të madh elektoral ku përfshihen Edi Rama dhe të tjerë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë të tij për shtyp ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe disa individë të tjerë të lidhur me të, duke e akuzuar për bllokimin e hetimeve të krimit elektoral.

Ai ka deklaruar se dosjet e krimeve të mëdha, përfshirë krimin elektoral, po mbyllen nga Altin Dumani, të cilin e ka cilësuar si një ushtar të partisë dhe një pengesë për drejtësinë.

“Unë nuk mund as të mashtrohem, as të ekzaltohem me akte teatrale.

Unë di që dosjet e krimit të madh elektoral, që përfshihen nga Edi Rama e poshtë, i mbyll Altin Dumani. Kjo është ajo që unë di dhe është e faktuar.

Unë di që 50 përqind e të gjithë veprimtarisë së bandave sipas regjistrimeve telefonike dhe mesazheve, është elektoral.

Dhe këto i di shumë mirë Altin Dumani që nuk ndërmerr asnjë akt për to.

Të besosh se ai që fle mbi këtë krim monstruoz, ka vullnet, ai nuk ka asnjë vullnet, ai është një ushtar mjeran, fanatik i partisë, një ushtar i Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës e Ymer Lalës. Ai nuk është asgjë tjetër.

Ai ka bllokuar hetimin e krimit elektoral dhe për këtë në mënyrë absolute do bëhet përgjegjës para ligjit.

Le t’i thërrasë Edi Rama sa të dojë, Altin kështu, Altin ashtu, por unë i them se Altin, do përballesh me ligjin për qëndrimin tënd ndaj krimit elektoral që është një qëndrim antikushtetues, antiligjor”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …