Berisha: Paratë për kontratën e Chris LaCivita janë të pastra si kristali!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para SPAK,  ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë dhe lidershipin e Edi Ramës.

Berisha ka premtuar se do të zbulojë detaje rreth një kontratës së LaCivita, duke përmendur transparencën e burimit të parave të përdorura. Në fjalën e tij, ai ka bërë thirrje për ndëshkimin e atyre që përfshihen në krime.

“Pse e bëj këtu këtë?

E bëj këtu sepse atje në seli do merrem me qytetarët, do merrem me problemet, me prorgamin, me pensionet, me rrogat, me shkollat, me spitalet, me hallet e shqiptarëve.

Këtu para Skapit të partisë do merrem me aktivitetin kriminal të organizatës kriminale të Edi Ramës dhe të kësaj organizate.

Tani, për sa i përket kontratës, të garantoj se sapo të depozitohet në KQZ, ju do mësoni çdo gjë, do mësoni shumën e asaj kontrate dhe burimin e pastër si kristali të parave të paguara për atë kontratë…

…Tani u them unë ju, nuk janë pseudopollet ato që më udhëheqin mua, por ata që flenë mbi krimin, ata duhen të dënohen si kriminelë.

Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës të këtij institucioni, ka prej tyre që zbatojnë ligjin dhe janë të vlerësuar shumë. Por ata që flenë mbi këto dosje janë më keq se Tao dhe padronët e Taos….

…Do gjendet Elon Musk që do ekzaminojë fondet në Shqipëri. ku ka një Donald Trump, ka edhe një Elon Musk”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …