Berisha publikon tjetër përgjim tronditës për Ballën…

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para gazetarëve dhe të pranishmëve para SPAK-u ka vazhduar me akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe individëve të lartë të saj, duke përfshirë Taulant Ballën, përfshirë ato që ai i quan “krime të shëmtuara” dhe manipulime me organet e drejtësisë. Në një deklaratë të tij përpara gazetarëve, Berisha solli një dëshmi të re që lidhet me një incident nga viti 2020, ku Balla, ka ndërhyrë në punën e institucioneve ligjzbatuese për të mbrojtur një bandë kriminale.

Berisha e akuzon Ballën se ka marrë përsipër pastrimin e komisariateve dhe dëbimin e oficerëve të ndershëm, duke pasur lidhje me grupe kriminale. Ai gjithashtu theksoi se, megjithë dëshmitë dhe hetimet, Taulant Balla ka shpëtuar nga ndjekja penale, falë mbrojtjes politike të Edi Ramës. Lideri i opozitës e quajti këtë një shembull të papërgjegjshmërisë dhe të korrupsionit që mbizotëron në qeveri. Ai tha se Ballës dhe të tjerëve do t’u kërkohet llogari për këto veprime të paligjshme.

“Të dashur miq, ka kriminelë sot që fshihen në bodrume, ka të tjerë në vila luksoze, por më kriminelë se gjithë të tjerët janë ata të cilët fshehin krimet e tyre në zyra ministrash.
Dhe i tillë është Taulant Balla.

Tani kam sjellë këtu për ju, për gazetarët, një copëz, një dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara,

Më datën 13.04.2020, Targeti, e kuptoni vetë që ky është kodi, informoi pinin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët.

E kuptoni ju, pra Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe gjykatës, pasi me Alfred Shehër dhe Pajtime Fatahë, Enkelejda Fetahu dhe të tjerë, tani Tao merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës.

Tani Boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose janë mbështetës të bandës tjetër, njëra nga këto.

Pra, informon pinin Tao se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhurit me Boerët.

Boerët, po të nisemi me veprimet e tyre, i bie të jenë banda rivale ose mund të jenë policë të ndershëm që nuk i nënshtrohen bashkëpunimin me bandat dhe bëjnë detyrat.

Por kjo është një dëshmi tjetër e asaj që unë akuzoj këta prokurorë të Skapit, një pjesë të tyre si anëtarë të organizatës kriminale që flenë mbi dosjet e krimit.

E vërteta është se 4 muaj më parë, Taulant Balla ishte për t’u arrestuar, se këto janë vetëm disa.

Por Taulant Balla u mbrojt nga Edi Rama dhe ai vazhdon shëtit si simbol i krimit nga një sallë në një tjetër, kur mbi të rëndojnë të gjitha llojet e krimeve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …