Si po hakmerret Aleks Soros ndaj të “pabesit” të tij

Brenda pak orësh Rama fshiu të gjithë historinë  e kujtimeve të fotove me Aleks Soros nga rrjetet e tij sociale nga frika mos ato i shikon Trump. Nuk gjen tek arkivave e fotove të Ramës me Soros asnjë foto të vetme, thuajse këta dy njerëz nuk janë takuar kurrë mes tyre dhe nuk kanë asnjë kujtim të përbashkët.

Lajmi u bë public nga Berisha dhe më pas mediat konstatuan faktin. Lajmi mbërriti tek Aleks Soros përmes ushtrisë së tij në Tiranë. Aleksi nuk e ka kapërdirë kollaj këtë tradhëti të |”vëllait” të tij me të cilët kalonte orë të gjata të paktën një herë në muaj. Ai ka vendosur të hakmeret në mënyrën e tij. Aleks Soros ka ripostuar dje në faqet e tij në rrjetet socale një foto të mëparshme me Ramën.

Në postim Aleks Soros shprehej se po e publikonte këtë foto me kërkesë të popullit. Publikimi i kësja foto është bërë pikërisht për të nxjerrë zbuuar Ramën tek armiqtë e Soros në Shtetet e Bashkuara. Shefi i fushatës së Trump, tani menaxher i fushatës së PD, Chris LaCivita e ka rimarrë foton dhe e ka publikuar në rrjetin e tij sociale me diciturën “Kukulla dhe padroni i tij”.

Shigjetave nga Shtetet e Bashkuara ndaj Ramës tani po i bashkohet edhe hakmarrja e Aleks Soros që më në fund arriti të njohë pabesinë e Ramës që duket se as ai nuk ka ndër mend ta falë.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali/Kush janë drejtorët e Ballukut që po “ndërtojnë” Shqipërinë duke i marrë tenderat për vete

Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti …