Sekretari i Përgithshëm i Kryeministrisë dhe krahu i djathtë i Ramës Engjëll Agaçi është zhdukur prej disa javësh dhe pritet të mungojë edhe për një kohë tjetër të gjatë.
Agaçi ka qenë njeriu që firmoste dokumentat për llogari të Ramës. Ai është njeriu kyç i shumë aferave të shefit të tij dhe emri i tij është kudo. Ndaj tij ka pasur hetime të shumëanshme brenda dhe jashtë vendit dhe informacionet janë që ai të jetë në prag të një paketimi ligjor. Kjo besohet se është arsyeja kryesore e arratisjes së tij të beftë nga Rama. Me vetëdije të plotë Agaçi ka bërë dhe dorëzimet duke ja deleguar firmën një tjetër personi.
Justifikimi në mediat e qeverisë
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të papritur në Itali. Mësohet se rreth tre javë më parë, gjatë një udhëtimi privat, Agaçi ka pasur disa simptoma për të cilat është detyruar që të kryejë kontrolle mjekësore.
Sipas diagnostikimeve, mjekët kanë rekomanduar një ndërhyrje të menjëhershme, e cila është kryer me sukses. Këshilli i Ministrave ka konfirmuar se Agaçi ndodhet në proces rikuperimi.
Megjithëse gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, do të duhet një periudhë e caktuar kohe për rikuperimin e plotë përpara se ai të rikthehet në detyrë.