CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Mediu me liderët ndërkombëtarë në Londër, ja për çfarë u diskutua

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në konferencën “Aleanca për qytetarë të përgjegjshëm” që u mbajt në Londër, ku morën pjesë përfaqësues nga mbi 90 shtete të botës. Ai theksoi fjalën e Kryetarit Mike Johnson, i cili foli për nevojën e ringritjes së vlerave të individit dhe lirisë, duke u përballur me tendencën e kontrollit të qeverive në emër të globalizmit.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu vei në dukje rëndësinë e ruajtjes së vlerave familjare, traditës dhe identiteteve kombëtare, si dhe nevojën për një partneritet të fortë midis Europës dhe SHBA-së, të bazuar në këto vlera. Ai përmendi gjithashtu fjalën e lideres konservatore britanike Kemi Badenoch, e cila foli për rikthimin e konservatorëve në përgjigje të sfidave të shoqërisë moderne.

Mediu gjithashtu tregoi për analizën e thellë të Jordan Peterson mbi nevojën për ringritjen e vlerave njerëzore dhe forcën e individit në përballje me shpërbërjen e familjes dhe kombeve, duke e quajtur këtë një çështje të rëndësishme. Në përfundim, Mediu theksoi kënaqësinë e tij për takimet me personalitete të shquara, si Kongresmenin Mike Cloud, Kongreswomen Harriet Hageman dhe Presidentin e Heritage Foundation, Kevin Roberts.

ImageImage

Postimi i plotë

Londër: Britani e Madhe

Filloj konferenca”Aleanca për qytetarë të përgjegjshëm”
Kjo konferencë ka bërë së bashku pjestarë nga mbi 90 vënde të botës.
Anltarë të Kongresit Amerikan, politikan nga Britania, Europa dhe Australia
Në fjalën e tij Kryetari Mike Johnson foli për për nevojën e ringritjes së vlerave të individit dhe lirisë në përballje me tendencën e kontrollit të qeverive në emër të globalizmit

Nevoja për të ruajtur vlerat familjare, traditën, kulturën dhe identitetet kombëtare, si dhe një partneritet të Europës me SHBA bazuar mbi këto vlera.
Po ashtu të njëjtin qëbdrim oër nevojën w rikthimi të konservatorëve Anglez foli dhe liderja e tyre Kemi Badenoch etj.

Një analizë të thellë të gjëndjes së shoqërive sot dhe nevojës së ringritjes së vlerave njerëzore bazuar mbi lirinë dhe forcën e individit, në përballje me tendencat e shpërbërjes së familjes, shoqërive dhe kombeve të inspiruar nga e majta e prezantoj filizofi dhe analisti Kandez Jordan Peterson.
Gjatë aktivitetit pata kënaqësinë të takohesha me Kongresmenin nga Tx Mike Cloud dhe Kongreswomen Harriet Hageman, Prwsidentir e Heritage foundation Kevin Roberts, Lordin Dan Hannan, eurodeputet etj.

About Redaksia

Check Also

PS në traditën e komunistëve! Edhe Veliajn nuk e hetojnë për inceneratorin, por për puç ndaj Ramës!

Nga Jamarbër MALLTEZI PS në traditën e komunistëve: Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Fecorr Shehun etj. …