Rama i jep 13 milionë euro Tony Blair nga para e shqiptarëve

Edi Rama i jep 13 Milionë Euro Tony Blair për Eurobondin që do e shlyejnë shqiptarët!

Më 11 shkurt 2025, qeveria shqiptare siguroi një Eurobond prej 650 milionë eurosh në Bursën e Londrës, me afat shlyerjeje deri në vitin 2035. Ky është Eurobondi i gjashtë që qeveria “Rama” ka marrë në 11 vitet e fundit.

Megjithëse norma e interesit në Bursën e Londrës ishte 5.5%, Shqipëria e siguroi këtë borxh me 5%.

Megjithatë, një pjesë e shumës u konfiskua menjëherë, pasi qeveria shqiptare ka detyrime të pashlyera nga Eurobondet e mëparshme.

15% e borxhit – rreth 97.5 milionë euro – u mbajt në burim për të shlyer këste të mëparshme që nuk janë likuiduar sipas marrëveshjeve.

Sipas të njëjtave burime, ky konfiskim është një praktikë e njohur në tregjet financiare, që synon të sigurojë stabilitetin e pagesave për pesë Eurobondet e tjera që aktualisht janë në proces shlyerjeje.

Përdorimi i Borxhit dhe Roli i Tony Blair

Qeveria ka deklaruar se 650 milionë eurot do të përdoren për shlyerjen e borxheve të jashtme, për investime të kryera, për fondin e pensioneve dhe për projekte të tjera gjatë vitit 2025.

Sipas raportimeve, sigurimi i këtij borxhi është ndërmjetësuar nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili ka ndikim te drejtuesit e Bursës së Londrës. Gjithashtu, kompanitë e tij private janë partnere të besuara të kësaj burse. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Cherie Blair, shërben si këshilltare dhe avokate e kryeministrit Edi Rama.

Për ndërmjetësimin në këtë marrëveshje, Tony Blair ka përfituar një komision prej 2% të shumës së borxhit, ose rreth 13 milionë euro.

Përveç tij, një grup pune i përbërë nga ekspertë vendas dhe të huaj, të cilët hartuan dosjen e aplikimit për Eurobondin, ka marrë një shpërblim prej 500 mijë eurosh. Këta specialistë thuhet se kanë lidhje familjare dhe biznesi me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Ky zhvillim tregon se financat publike të Shqipërisë vazhdojnë të varen nga borxhet e reja për të mbuluar detyrime të mëparshme, duke ngritur shqetësime mbi stabilitetin ekonomik dhe menaxhimin e borxhit të jashtëm.

About Krye Redaktor

Check Also

Banka Botërore: Shqipëria, vendi më i varfër në Europe, pabarazia po thellohet

Ndërsa qeveria trumbeton sukseset ekonomike, raporti i fundit i Bankës Botërore tregon një realitet krejt …