Rama: Sorosin e kam mik dhe jam shumë krenar!

Edi Rama, gjatë përgjigjeve me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, iu është përgjigjur dhe aludimeve në lidhje me marrëdhënien e tij me  multimiliarderit George Soros dhe djalin e tij, Alex Soros, pas rikthimit të Donald Trump në pushtet.

Rama deklaroi se të dy i ka patur dhe do t’i ketë miq, teksa u shpreh shumë krenar për këtë miqësi, teksa aludimet i konsideroi si përralla dhe histori propagandistike.

Më tej, ai shtoi se ka miqësi edhe me kundërshtarët e tyre.

“Alex Sorosin e kam pasur mik, të atin po ashtu. Dhe jam krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë që lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë. Dhe unë kam dhe miq të tjerë që nuk janë miq me ta dhe nuk bëj spekulime. Mos u bëni qesharakë, lërini historitë me amerikanë t’i zgjidhin mes amerikanësh. Mos bëni sikur ne jemi kërthiza e botës,” tha Rama.

Ai shtoi se amerikanët janë tërhequr nga mbështetja për SPAK.

“SPAK nuk është imi, por i Kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Tani dhe SHBA është tërhequr nga kjo punë dhe nëse SPAK do ta kishte sjellë Amerika do ta kishte marrë me vete. SPAK është këtu dhe ka një garanci. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kuadër të kësaj lufte nga këneta me në krye bufin plak është Partia Socialiste,” tha Rama.

About Redaksia

Check Also

PD zbardh pagat e Delina Ficos: Mori miliona dollarë nga USAID dhe DASH, të nisin hetimet

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Delina Fico, Drejtoresha e programeve të …