I ftuar në emisionin Task Force, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Çeno dha detaje nga Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku pjesëmarrës ishin edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, për të cilët tha që ka pasur tentativa që kryeministri Rama të takohej me ta, një takim që u anulua në momentet e fundit.
Sipas Çenos, Rama përmes lobimeve ka tentuar fort të realizonte një takim me delegacionin amerikan, pjesë e së cilës ka qenë JD Vance dhe Rubio.
‘Pashë një Ramë të lodhur, të nxirë, të rraskapitur. Realisht është tentuar fort për të realizuar një takim me JD Vance dhe Rubio, është tentuar. Është ndërhyrë nga krahu tjetër për ta ndaluar këtë takim. Përzgjedhja që është bërë për administratën e re nga Trump, është bërë shumë e kujdesshme.
U dërguan informacionet e duhura përmes miqve, dhe administrate u vu në dijeni dhe parandaloi një darkë që thuajse ishte e realizuar. Dhoma e Tregtisë Amerikane kishte organizuar një darkë ku ishte JD Vance dhe Rubio, si dhe një pjesë e madhe e delegacionit dhe u mundua përmes lobimit të Ramës, që Rama të merrte pjesë në takim. Gjë që nuk u realizua’, u shpreh ai.
Çeno u ndal edhe në zhvillimet që po ndodhin në politikën botërore, për të cilën theksoi se epokës së liberalizmit tashmë i ka ardhur fundi, pjesë e së cilës është edhe Rama dhe PS, ndërsa shtoi se i takon PD dhe opozitës që të qëndrojë përkrah forcave fituese.
‘5 nëntori i 2024, të paktën sipas analizës sime, ka të njjtën rëndësi si zgjedhjet e 6 qershorit 1964. Zgjedhjet nën SHBA, kanë rëndësi si zbarkimi i trupave aleate në Normadi. Nëse rezultati i këtyre zgjedhjeve do ishin ndryshe, s’do flsinim siç do flisnim sot, s’do kishim këto liri. Ajo që po ndodh në botë është një ‘Jaltë e dytë’. Është një moment historik, ku gjeopolitika po ndryshon. Fuqite e mëdha po ridimensionohen, po ndahen hapësirat fiziko-kohore. Po ndodh një ‘Jaltë e dytë’, pamë në Arabi fuqitë, SHBA- Rusi. Ajo që po ndodh tashmë, epoka e liberalizmit politik i erdhi fundi, dhe një epokë e re po fillon, dhe kjo nisi më 5 nëntor. Rama, PS janë pjesë e globalizmit botëror, e janë palë humbëse. Na takon ne si e djathtë, si opozitë, për të qenë të aftë mjaftueshëm, për ta kapitalizuar dhe për të qëndruar krah forcave fituese, sic është konservatorizmi’, theksoi Çeno.