Plas lufta në PS e Kukësit, kushëriri i kryebashkiakut plagos Drejtorin në Bashki

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Bicaj të Kukësit, ku një person mbeti i plagosur pas një konflikti.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është Elvis Halili, ndërsa autori i dyshuar është Zenel Muçmata, i cili mban një pozicion drejtues në Bashkinë e Kukësit. Ndërkohë, Halili rezulton të jetë kushëri i kryetarit të Bashkisë.

Fatmirësisht, mësohet se 29-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim në spitalin e Kukësit.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta. Autoritetet janë në ndjekje të rastit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

About Krye Redaktor

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …