Shpopullimi i Shqipërisë/ Kalaja: Qeveria e re, urgjentisht të ngrejë Komision Hetimor Parlamentar!

Drejtuesi i Departametit të Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit në PD, Aulon Kalaja shprehet se është koha që përmes politikave konkrte, të rikthehet shpresa e riatdhesimit të shqiptarëve.

I ftuar në panelin e programit të Qeverisjes 2025-2029, për Mbrojtjen e Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit, Kalaja tha se nuk është koha për ripopullimin e Shqipërisë, teksa iu referua konceptit të kryeministrit Rama për përzënien e shqiptarëve dhe lëvizjen e njerëzve, por sipas Kalasë, është një agjendë e pastër shpollimi e vendit tonë.

Kalaja kërkoi menjëherë nga qeveria e ardhshme demokrate, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të nxjerrë para drejtësisë, përgjegjësit e agjendës së shpopullimit të Shqipërisë.

“Ky s’është thjesht një department, por kauzë qe e kemi marë përsipër me një plan konservator që do ta çojmë deri në fund. Ky department që përfaqëson një ide, koha e së cilës ka ardhur tanimë. Ne sot s’do të merremi me shpopullimin, por me shpresën, me rikthimin e shqiptarëve. Për të kthyer njerëzit nga jashtë bremda. E kemi bërë edhe më 2011. Rikthimi I shqiptarëve, kemi paraqitur uljen e taksave për 5 vite, për ata që hapin biznes. Lëvizja jonë ka nisur më 19 tetor 2023 në Lushnjë, dhe e kemi bitisur me 19 maj në Peshkopi.

S’është koncepti i Shqipërisë për përzënien e shqiptarëve dhe ripopullimin e Shqipërisë. Marrëveshjen Rama-Meloni e kemi kundërshtuar. S’kemi të bëjmë me një lëvizje të lirë, por me një agjendë të pastër të shpopullimit të Shqipërisë. Qeveria e re e PD, gjëja e parë që duhet bërë dhe me urgjencë, është ngritja e një Komisioni Hetimor Parlamentar për autorët e agjendës së shpopullimit të Shqipërisë.

Një institucion i pavarur, si INSTAT, që deshi 2 vjet për censusin. Censusi është i manipuluar. Kemi të dhëna alternative, në Malësinë e Madhe të manipuluara, në Cërrik janë të manipuluara, Librazhd, Prrenjas. Kërkojmë një hetim për ta parë realisht sa jetojnë në Shqipëri.

Familja që u vendos në një agression të jashtëzakonshëm, tani po ndjen një çlirim të madh që po vjen nga Amerika. Na imponuarn Prindi 1-2. Është momenti që kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, urdhri i parë që duhet të mbajë, s’e ka vetëm 2 gjini, mashkull-femër.

Këta ndoqën një agjendë agresive ndaj familjes, saqë Trump vendosi të nxjerrë një urdhër ekzekutiv. Ka ardhur momenti për të marrë frymë lirisht, e kjo na erdhi nga SHBA.

Kjo agjendë ka qenë e gjithëanshme. Kanë detyruar djemtë shqiptarë për të punuar në shtëpi bari”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …