LaCivita per New York Times: Berisha si Trump, tani Make Albania Great Again

Një nga strategët e fushatave të Trump, po ndihmon një politikan shqiptar të akuzuar për korrupsion

Chris LaCivita, strateg i Republikanez që ndihmoi në fushatën e Presidentit Trump, këshillon një parti opozitare në Shqipëri, udhëhequr nga një politikan që po përballet me akuza për korrupsion nga Departamenti i Shtetit dhe prokurorët në vend.

Z. LaCivita, i cili u bë këshilltar për një grup jo-fitimprurës pro-Trump pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara në nëntor, është ndër disa këshilltarë të Trump-it që po ofrojnë shërbime konsultimi politik në mbarë botën për politikanë që i paraqesin veten si populistë ose kritikë të politikave të migracionit në modelin e Trump.

Aktualisht, z. LaCivita po punon për Partinë Demokratike të Shqipërisë, në prag të zgjedhjeve parlamentare në maj, kur ajo do të përpiqet të mposhtë Partinë Socialiste. Në mesazhe për The New York Times, z. LaCivita e karakterizoi punën e tij si një vazhdim të asistencës që ia ka dhënë z. Trump-it. “Po eksportoj MAGA — Make Albania Great Again!” i shkroi ai.

Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër, që përballet me akuzat për korrupsion në lidhje me një marrëveshje pronësore. Administrata Biden i vendosi sanksione z. Berishës në vitin 2021 për “korrupsion të rëndësishëm”, sipas një deklarate nga ish-Sekretar Shteti Antony J. Blinken, i cili e akuzoi se ka keqpërdorur fondet publike dhe ka përdorur pushtetin për të pasuruar miqtë dhe familjen e tij.

Z. LaCivita argumentoi se akuzat kundër z. Berishës ishin të motivuara politikisht dhe sugjeroi se përvoja e politikanit shqiptar ishte e ngjashme me atë të z. Trump-it. “Është një përputhje natyrale — për të mundur një socialist që është një lojtar i vogël dhe marionetë e familjes Soros,” tha ai, duke përmendur pretendimet të pabazuara nga z. Berisha se megadonatori demokrat George Soros ishte pas sanksioneve. Z. Berisha ka treguar se synon të kërkojë nga administrata Trump të rishikojë sanksionet e Departamentit të Shtetit.

Z. Berisha ka përdorur punësimin e z. LaCivita në partinë e tij për t’u lidhur me z. Trump, megjithëse presidenti amerikan nuk ka shfaqur mbështetje për ndonjë parti të preferuar në zgjedhjet parlamentare. Ai gjithashtu ka tentuar të distancohet nga qeveria, duke premtuar se nëse opozitado të fitojë, nuk do të rinovohet marrëveshja e Shqipërisë për pranimin e emigrantëve nga Italia.

Strategët e fushatave fituese presidenciale kanë qenë të njohur për marketingun e shërbimeve të tyre jashtë vendit. Ka një kërkesë të lartë për këshilltarë me lidhje me presidentin e ri të SHBA-së, nga politikanë të huaj që dëshirojnë t’i paraqesin veten si kandidatë i preferuar i Uashingtonit, një avantazh që mund të përdoret në shumë rajone.

Por z. LaCivita, që shfaqej këtë muaj së bashku me z. Berishën në një konferencë për lajme në Shqipëri, tha se nuk do të kontaktojë administratën Trump në emër të z. Berishës apo të partisë së tij. “Nuk loboj,” tha ai. “Unë bëj fushata, dhe kjo është ajo që po bëj – shumë e thjeshtë.”

Pas zgjedhjes së z. Trump-it në nëntor, z. LaCivita u përfshi në shumë ndërmarrje; ai pranoi një pozitë në bordin e këshilltarëve të firmës Michael Best Strategies, që lobon për klientë korporativë, përfshirë T-Mobile dhe kompaninë e kriptovalutave Ripple Labs, megjithëse vetë nuk u regjistrua për të lobuar.

Ai u bashkua gjithashtu me Këshillin Global të Këshilltarëve për tregtimin e kriptovalutave në Coinbase dhe bashkëpunon me këshilltarë të tjerë të lidhur me Trump, përfshirë Paul Manafort-in, ish-kryetarin e fushatës së Trump-it në vitin 2016, për të ofruar shërbime konsultimi politikë për politikanë të skajeve të djathta në mbarë botën.

Z. LaCivita nuk dëshiron të komentojë për pjesëmarrjen e këshilltarëve të tjerë në punën në Shqipëri, as nuk deklaron nëse ka marrë në punë klientë të tjerë të huaj, por sugjeron se ka udhëtuar gjerësisht.

About Krye Redaktor

Check Also

Diaspora/ Berisha nesër takim madhështor në Parma të Italisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë nesër në Itali, ku do të …