Shpërbëhet PS në Kukës dhe Tropojë

PS ne Kukës dhe Tropojë është shpërbërë plotësisht, tre muaj para zgjedhjeve.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Eduart Shalsi ka shkarkuar nga detyra kryetarin e degës së PS-së në Tropojë, Egzon Bashkurtin.

Shalsi bëhet me dije se ka shkarkuar nga detyra dhe kryetarin e PS-së në Kukës, Albert Halilajn, i cili është gjithashtu kryebashkiak i Kukësit. Halilaj ishte emëruar kryetar i komanduar i degës së PS në Kukës, nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Sipas një postimi të kreut të PD-së, Sali Berishës, këto lëvizje janë bërë shkak edhe për plagosjen me armë zjarri të kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit.

About Krye Redaktor

Check Also

Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Nga Petrit VASILI Dy standardet e përdorura hapur nga SPAK janë pa asnjë dyshim prova …