Drejtuesi i Departametit të Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit në PD, Aulon Kalaja shprehet se është koha që përmes politikave konkrte, të rikthehet shpresa e riatdhesimit të shqiptarëve.
I ftuar në panelin e programit të Qeverisjes 2025-2029, për Mbrojtjen e Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit, Kalaja tha se nuk është koha për ripopullimin e Shqipërisë, teksa iu referua konceptit të kryeministrit Rama për përzënien e shqiptarëve dhe lëvizjen e njerëzve, por sipas Kalasë, është një agjendë e pastër shpollimi e vendit tonë.
Kalaja kërkoi menjëherë nga qeveria e ardhshme demokrate, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të nxjerrë para drejtësisë, përgjegjësit e agjendës së shpopullimit të Shqipërisë.
“Ky s’është thjesht një department, por kauzë qe e kemi marë përsipër me një plan konservator që do ta çojmë deri në fund. Ky department që përfaqëson një ide, koha e së cilës ka ardhur tanimë. Ne sot s’do të merremi me shpopullimin, por me shpresën, me rikthimin e shqiptarëve. Për të kthyer njerëzit nga jashtë bremda. E kemi bërë edhe më 2011. Rikthimi I shqiptarëve, kemi paraqitur uljen e taksave për 5 vite, për ata që hapin biznes. Lëvizja jonë ka nisur më 19 tetor 2023 në Lushnjë, dhe e kemi bitisur me 19 maj në Peshkopi.
S’është koncepti i Shqipërisë për përzënien e shqiptarëve dhe ripopullimin e Shqipërisë. Marrëveshjen Rama-Meloni e kemi kundërshtuar. S’kemi të bëjmë me një lëvizje të lirë, por me një agjendë të pastër të shpopullimit të Shqipërisë. Qeveria e re e PD, gjëja e parë që duhet bërë dhe me urgjencë, është ngritja e një Komisioni Hetimor Parlamentar për autorët e agjendës së shpopullimit të Shqipërisë.
Një institucion i pavarur, si INSTAT, që deshi 2 vjet për censusin. Censusi është i manipuluar. Kemi të dhëna alternative, në Malësinë e Madhe të manipuluara, në Cërrik janë të manipuluara, Librazhd, Prrenjas. Kërkojmë një hetim për ta parë realisht sa jetojnë në Shqipëri.
Familja që u vendos në një agression të jashtëzakonshëm, tani po ndjen një çlirim të madh që po vjen nga Amerika. Na imponuarn Prindi 1-2. Është momenti që kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, urdhri i parë që duhet të mbajë, s’e ka vetëm 2 gjini, mashkull-femër.
Këta ndoqën një agjendë agresive ndaj familjes, saqë Trump vendosi të nxjerrë një urdhër ekzekutiv. Ka ardhur momenti për të marrë frymë lirisht, e kjo na erdhi nga SHBA.
Kjo agjendë ka qenë e gjithëanshme. Kanë detyruar djemtë shqiptarë për të punuar në shtëpi bari”, tha Kalaja.