Tabaku: PD e ka nisur dhe do ta përfundojë procesin e integrimit në BE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit tha se, nuk ka ndonjë avancim real përsa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kam ngritur shqetësime në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka një diskutim mbarëkombëtar për procesin e integrimit. PD ka pasur një qëndrim: Marrja e vendimit për hapjen e negociatave dhe diskutimet që po kryhen për grup-kapitujt vijnë si rezultat i vendimit gjeopolitik që është marrë për hapjen e negociatave”, tha Tabaku.

Tabaku tha më tje se, Partia Demokratike e ka nisur këtë proces dhe e bindur shton se do jetë kjo forcë politike që do të përfundojë procesin e integrimit në qeverisje.

Partia Demokratike e ka nisur këtë proces, e mbështet këtë process, do të jetë ajo që do e përfundojë këtë proces në qeverisje. Nuk ka ndonjë kriter të plotësuar, nuk ka ndonjë avancim real edhe në çështje të tregut të brendshëm. Është një proces teknik që po vazhdon si rezultat i vendimit gjeostrategjik që është marrë pas agresionit rus në Ukrainë”, tha Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania! Berisha: Neveri dhe vetëm neveri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shprehet …