Antimitingu i Ramës/ Berisha: Ky është krim elektoral dhe shtetëror!

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si një kopje të Xhorxh Sorosit dhe si përfaqësues të praktikave antidemokratike në Shqipëri. Ai e cilësoi thirrjen për një antimiting si një përpjekje për të mbrojtur pushtetin përmes administratës dhe patronazhistëve, duke e konsideruar këtë një krim elektoral dhe shtetëror.

“Amerika shpëtoi se atë e shpëtoi Zoti dhe ai po e shpëton Amerikën. Mirëpo problemi është i yni se ne kemi kopjen, kemi kukullën e Xhorxh Sorosit dhe të këtyre praktikave në Shqipëri, kemi Edi Ramën, i cili në vend që të kuptojë dhe të largohet menjëherë nga qeveria, të japë dorëheqjen, vazhdon me praktika antidemokratike, antishqiptare, antiperëndimore.
Sot thërret antimiting.

Thërret bashkinë në antimiting në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit.

U them unë ju, ia ka mbathur me autoblinda nga frika se sulmohet Blloku. Me gjithë familjen e tij kanë përfunduar në tunelet e Zall Herrit atë ditë. I gjithë Blloku. Blloku ishte bosh.

Dhe ky tani mbledh punonjësit, patronazhistët e administratës, që emër për emër do regjistrohen, i garantoj se pjesëmarrja në atë krim. Krim elektoral, krim shtetëror. Sepse ai po u thërret ju të dashur punonjës, vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës.

Nuk po u thërret për asnjë interes tjetër. Dhe mendon se në këtë mënyrë do e kapërcejë, por tani ai është damkosur.

U nis në Mynih, më dha një paralajmërim mua, do e shohësh më tha. Çfarë të shoh? Njerëzit nuk donin as të takonin, por as të fotografoheshin me të. Kjo është e vërteta.

Tani, e thashë edhe njëherë, i pastroi mediat nga fotografitë me Sorosin dhe nxjerr mediat e tij që nuk i kam pasur. Ai i ka pasur të postuara një nga një të gjitha.

Po Aleksi ia ktheu. Populli po ma kërkon këtë me ty. Foli ai në emër të popullit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Kush janë drejtorët e Ballukut që po “ndërtojnë” Shqipërinë duke i marrë tenderat për vete

Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti …