Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal te mitingu i sotëm i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë, duke e cilësuar si një mbrojtje të vjedhjeve.
Në fjalën e tij në takimin përkujtimor të ‘Lëvizjes Dhjetor ’90’, për rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha në shkurt të vitit 1991, Berisha theksoi se, një javë më parë, Rama rrethonte gjykatësit për t’i marrë peng, sot organizon miting për të mbrojtur vjedhjen.
“Shumicës prej jush këtu u takoi misioni të përballen me dy diktatura. 34 vite më parë me diktaturën komuniste. Sot, pas 34 vitesh me një diktaturë tjetër. Diktaturë krimi, droge, vjedhje e shqiptarëve. Shikoni çfarë ndodh.
Në rast se ktheheni dy javët e fundit, është seriali real më i jashtëzakonshëm i Narcos-it, por tashmë i zhvilluar jo në skenat e Hollivudit, por i zhvilluar në pallatet e pushtetit të Tiranës, në rrugët e këtij qyteti. Një javë më parë rethonte për të rrahur gjykatësit, për t’i marrë peng. Sot, organizojnë miting, për çfarë?
Për të mbrojtur vjedhjen, që vetëm një garderobë arrinte sa e Asadit. Dhe ky është vetëm aspekti, absolutisht më i vogël.
Çfarë ishte mitingu i sotëm?
Ai ka shumë lexime, në shumë plane. Por në një plan ishte mbrojtja, avokatia publike e narkosve, të garderobës të Lajla Asadit të Shqipërisë. ishte mbrojtja e vjedhjeve nëpërmjet kompanive, të cilat së bashku s’bëjnë as 1/6 e atyre që Edi Rama ka vjedhur bashkë me Erion Veliajn në djegësat, me 5D dhe në shumë e shumë afera të tjera të përbashkëta”, tha Berisha.