Gazetarja zbulon mesazhin e Ajolës për vilën në Qerret: Eri ka harruar çelësin te vila

Gazetarja Ola Xama zbuloi në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ një mesazh i dërguar nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, që rrëzon alibinë e kryebashkiakut të Tiranës për vilën në Qerret. Që prej arrestimit, Veliaj ka mohuar se kishte vilë në Golem, duke sulmuar SPAK-un për fabrikim të dhënash. Ajo shtoi se faturat e tatimeve tregojnë se Veliaj ka bërë pagesat.

“Veliaj është duke përdorur një gjuhë fyese për SPAK-un dhe mediat. Veliaj po i bën gjyqin publik vetes sepse shkruan në Facebook çdo ditë. Zotit Veliaj gjyqin nuk po ia bën kush, por po ia bën vetes.

Për vilën në Qerret tha nuk është e imja, duke e lidhur se ka qenë në fushatë në Kavajë dhe Rrogozhinë. SPAK ka marrë të dhënat nga antenat celulare, ka gjetur sende personale të Veliajt, ka pyetur dëshmitarë, dhe ka rezultuar se Xoxa pranon pronësinë e vilës, siç thotë edhe në një bisedë me Driant Zenelin.

Punonjësit e Xoxës kanë treguar edhe bisedat me të ku ajo thoshte se ajo kalonte fundjavat.

Ka një mesazh që Xoxa ia ka dërguar shoferit që ‘Eri ka harruar çelësin te vila dhe duhet t’ia japë dikush’. Ka të dhëna dhe fatura nga Tatimet se pagesat janë bërë nga Erion Veliaj”, tha Xama.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Kush janë drejtorët e Ballukut që po “ndërtojnë” Shqipërinë duke i marrë tenderat për vete

Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti …