Nga Xhelil Gjoni te Edi Rama: Një fjalim, dy epoka, e njëjta logjikë!

Nga Ilir PECNIKAJ

Në Shqipëri për fat të keq, historia nuk përsëritet si farsë—ajo thjesht ndërron personazhet.

Në vitin 1989, Xhelil Gjoni, një ndër ideologët e fundit të regjimit komunist, fliste në sheshin “Skënderbej” kundër qeverive të huaja, imperializmit dhe “armiqve të jashtëm” që gjoja donin të pengonin Shqipërinë të ecte përpara. Ai u përpoq të fuste frikë e ndasi në popull, duke e paraqitur regjimin si të rrethuar nga armiq dhe vetë partinë si të vetmen forcë shpëtimtare.

35 vite më vonë, në të njëjtin shesh, Edi Rama përdor të njëjtën retorikës, përpara punonjesve të administrata se bashkisë Tiranë. Ai nuk flet më për “imperialistët” apo “revizionistët”, por për “fuqi të huaja” që, sipas tij, “MUTERIT” duan të destabilizojnë vendin. Sërish, fajin për dështimet e qeverisjes së tij nuk e merr ai apo sistemi që ka ndërtuar, por “të huajt” dhe “opozita e shitur”.

Nga ideologjia marksiste-leniniste tek pushteti absolut i një partie të vetme, duket se asgjë nuk ka ndryshuar përveç kostumeve dhe stilit të oratorisë. Dikur fjalimet e tipit “rrethim imperialist” justifikonin izolimin dhe shtypjen.

Sot, fjalimet e tipit “ne të pandalshem kundër çdo kujt dhe çdo gjeje” mbajnë pushtetin në duart e një elite të vogël që ka frikë nga llogaridhënia.

Sot më sigurin Xhelili është duke thënë “tani le të iki sepse pasardhesi ynë Edi është më i denjt se qe prisnim.

Historia e Shqipërisë ka treguar se të gjithë dimtatoret kanë te njejtin fund, atë të turpit!

About Redaksia

Check Also

Duhet një përmbysje

Nga Redin HAFIZI Nuk jam anëtar i ndonjë partie, por sot mbështes demokratët antikomunistë të …