Pas antimitngut kundër SPAK, Rama mbledh këshilltarët socialistë të bashkisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me këshilltarët socialistë të bashkisë së Tiranës.

Bëhet me dije se Rama u ka lënë porosi këshilltarëve që të vijohet puna me vendimet në Këshillin Bashkiak, ndërsa takimi ka zgjatur vetëm disa minuta.

Para takimit me këshilltarët, Rama zhvilloi takim në sheshin “Skënderbej” me të gjithë punonjësit e bashkisë Tiranë.

Këto takime të Edi Ramës vijnë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky i fundit u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit pasi në seancën e fundit gjyqësore, GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, ndërsa ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

About Redaksia

Check Also

Skandali miliarsda euro/ Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e opozitës për Portin e Durrësit

Një tjetër skandal korruptiv miliarda euro i qeverisë së Edi Ramës, ka marrë miratimin e …