Rama merr në dorë frenat e Bashkisë, urdhëron punononjësit të shkojnë në miting në sheshin “Skënderbej”

Pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, Edi Rama duket se është bërë “de facto” kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Këtë gjë ai e pohoi edhe në Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, ku deklaroi se do jetë vetë kryetar bashkie në distancë, pas arrestimit të Veliajt, edhe pse kjo cënon hapur autonominë e pushtetit vendor. Pas arrestimit të Veliajt, Rama ka shkuar edhe disa herë në Bashkinë e Tiranës, duke bërë takime me stafin.

Ndërkohë, ditën e sotme Edi Rama ka programuar një takim me rreth 6 mijë punonjës të Bashkisë dhe drejtorive të cilat janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Takimi do të zhvillohet në “Sheshin Skënderbej”, teksa sheshi është bllokuar që prej mëngjesit, ku stafi ka nisur vendosjen e karrigeve dhe ngritjen e podiumit.

Edhe në këtë takim, ashtu siç ka bërë pothuajse çdo ditë që pas arrestimit të Veliajt, Rama pritet të sulmojë dhe akuzojë drejtësinë dhe SPAK-un, që sipas tij, nuk është profesional.

Ndryshe nga socialistët e tjerë që kanë patur punë me drejtësinë, Erion Veliaj është i vemti që Edi Rama i ka dalë publikisht në mbrojtje duke sulmuar SPAK-un, pasi sipas tij, në hetimet për kryebashkiakun e Tiranës, ka dalë jashtë shinave kushtetuese.

Edhe punonjësit e kopshtëve dhe çerdheve të Tiranës janë urdhëruar që në orën 4.30 të pasdites të jenë patjetër në shesh pasi do të ketë një takim Edi Rama.

Kësaj here urdhëri u është dhënë me gojë dhe jo në grupet e komunikimit telefonik, pasi siç duket nuk duan të lënë gjurmë.

Mesazhi:

Mirmengjesi sot në orën katër do te dalin punonjësit e çerdheve dhe e kopshteve ndoshta dhe të shkollave për të sheshi se ka Edi  Rama si miting.

Dhe të gjithë të jenë në katër e gjysë të sheshi.

Mund te dilni nëpër terren të shikoni çerdhet kopshtet dhe shkollat duke vajtur atje.

Mesazhi për të vajtur atje është bërë me gojë.

Në 4-30 në shesh për kryeministrin.

Të gjithë, edukatore, drejtuese, sanitare.

 

About Redaksia

Check Also

Skandali/Kush janë drejtorët e Ballukut që po “ndërtojnë” Shqipërinë duke i marrë tenderat për vete

Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti …