Berisha: Brenda 3 muajve do rrisim me 20% pensionet mbi 200 euro dhe do vendosim minimumin jetik

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë një konference shtypi se me kthimin në pushtet, brenda 3 muajve do rrisim me 20 për qind pensionet mbi 200 euro dhe do vendosim minimumin jetik.

“Partia Demokratike ka deklaruar dhe deklaron se ndërhyrjen në pensionet e shqiptarëve e konsideron një emergjencë. Dhe se kjo ndërhyrje do bëhet 3 muajt e parë të qeverisjes.

Tre muajt e parë të qeverisjes do vendoset minimumi jetik. Kjo nënkupton që 57 përqind të pensioneve, të cilat janë pensione jo të plota, por të pjesshme dhe si të tilla nënkuptohet janë nën 170 euro, që të gjitha kalojnë në minimumin jetik 200 euro. Pra, pësojnë një rritje nga 20 gjer në 70 për qind si pensione.

Pensionet mbi 200 euro rriten me 20 përqind.

Kështu që kjo ndërhyrje do bëhet me paratë e buxhetit të shtetit. Do merren paratë nga buxheti i shtetit, do transferohen në fondin e pensioneve. Do shlyhet buxheti që buxhetorët kanë ndaj pensionistëve.

Nuk ka gjë më të turpshme në botë, punonjësit e buxhetit nuk paguajnë sigurime shoqërore. Kjo nuk ndodh kund në botë, përveçse në shtetin e mafies që është Shqipëria. Se kjo duhej të ishte automatike. Ky është një zbulim i ri skandaloz që tejkalon imagjinatën. Merr fund.

Nuk merr qytetar shqiptar rrogë në shtet pa kaluar automatikisht, krahas firmës që firmos për rrogën, të tjerët në sigurimet shoqërore të pensionistëve.

Por, përveç kësaj, do kalojnë në fondin e pensioneve nga buxheti i shtetit i gjithë shuma e domosdoshme për të realizuar këto premtime. Për të realizuar pra minimumin jetik 200 euro dhe rritjen me 20 për qind të pensioneve të tjera mbi 200 euro”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Kush janë drejtorët e Ballukut që po “ndërtojnë” Shqipërinë duke i marrë tenderat për vete

Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti …