Berisha: Drejtori i ri i FBI e nisi duke hetuar krimin elektoral! Edhe këtu do marrin ndëshkimet më të rënda

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të bëjë kallëzim penal për shkeljet e ligjit elektoral, duke akuzuar SPAK-un për trajtim të njëanshëm të dosjeve. Ai tha se opozita do të vazhdojë të denoncojë me këmbëngulje pavarësisht refuzimit të drejtësisë për të shqyrtuar çështjet e tyre.

“Do bëjmë kallëzim. Do bëjmë kallëzim, të bindur se SPAK shqyrton me përparësi të madhe dosjet që i dorëzon qeveria të Nesti Angonit, Idajet Beqirit.

Kështu që ne i bëjmë, ata nuk i shqyrtojnë dosjet tona, përkundrazi bëjnë të kundërtën. Por ato mbeten aty dhe drejtësia vonon, por nuk harron.

Prandaj ne i bëjmë ato me persistencë…

…Administrata, në qoftë se e vutë re ju, merreni dhe studiojeni atë që quhet studim i fytyrës, ju do gjeni dje gjënë që nuk e keni parë kurrë në një miting tjetër, njerëz që masivisht fshihnin fytyrë.

Nëse do mund të merrte një epitet tjetër, përveçse funerali politik i Erion Veliajt, ai mund të quhej mitingu i parë në historinë e Shqipërisë i maskave.

Njerëzit vinin, frikë nga kamerat, nuk donin t’i merrnin, sepse i kishin nxjerrë me detyrim dhe e dinin se janë në shkelje të ligjeve.

Dhe ata mendonin, mirë ky që do dënohet, po ç’kusur kam që të dal unë si dëshmitar.

Kështu që nuk mund të ketë dyshim se mitingu do denoncohet dhe çdo punonjës që shkel ligjin do ndëshkohet. Do ketë një ligj, përveç ndëshkimit gjyqësor, do ketë një ndëshkim ligjor për ta.

I garantoj se krimi më i rëndë i tyre do konsiderohet shkelja e ligjit elektoral.

Mos u përzini, mos u bëni dhunues të procesit elektoral.

Nuk ka, është radha jonë. Ne do fitojmë dhe pasojat do jenë shumë të rënda.

Nuk e di a e lexuat dje apo jo, drejtori i ri i FBI-së, Kash Patel, u zgjodh dje, dhe një eksponent shumë i rëndësishëm haptas duhet të fillojë me krimin elektoral hetimi.

Në qoftë se ne nuk ndëshkojmë krimin elektoral, ne me duart tona i hapim gropën, varrin demokracisë shqiptare.

Dhe absolutisht nuk ka mjet më të fuqishëm se ky.

Fatmirësisht në SHBA, megjithëse u punua shumë, ai triumfoi. Donald Trump triumfoi me gjithë 1 mijë përpjekje që u bënë për të mos triumfuar.

Në Shqipëri, Edi Rama po mendoi, do përballet me pasoja shumë të rënda. Ai po mendon sikur nuk ka ndodhur gjë.

Kështu që ne do i qëndrojmë shumë dhe unë kam bindjen, pa i dhënë përgjigje përfundimtare problemit të ndëshkimit maksimal të shtetit elektoral, Shqipëria zgjedhjet nuk i ka.

Ndaj dhe ne do jemi shumë të rreptë në këtë drejtim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Kush janë drejtorët e Ballukut që po “ndërtojnë” Shqipërinë duke i marrë tenderat për vete

Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti …