Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur për procesin zgjedhur tha për gazetarët se, elektronikën në zgjedhje e rrëzoi PS.
“Tani, ky është një problem.
Nuk jemi ne që e hodhëm poshtë elektronikën. Elektronikën e hodhi poshtë PS.
Ju e patë vetë se çfarë bëri ajo me të ashtuquajturit shoqërues. Një shoqërues votoi 50 herë, 70 herë.
Ata e rrëzuan elektronikën vetë.
Nuk di të ketë një propozim të tillë nga KQZ.
E ka, por nuk thotë që në çdo zgjedhje, ka interpretime të veta ajo. Është më i gjerë interpretimi”, tha Berisha.