Berisha: Idrizi aleat i çmuar, aleancë me këdo që kërkon largimin e Ramës! Basha është i Ballës

Lider i opozitës, Sali Berisha konfirmoi se Partia Demokratike do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin dhe e vlerësoi partinë e tij si një aleate të çmuar në frontin opozitar.

Ai theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij fronti duke ftuar edhe parti të tjera, përfshirë ato që ende janë të pavendosura, me qëllimin e vetëm për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Berisha kritikoi Lulzim Bashën, duke e cilësuar atë të afërt me Taulant Ballën dhe duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Alibeajt në politikë.

“Shpëtim Idrizi është një aleat dhe ne do zhvillojmë negociata serioze. Ne e vlerësojmë partinë e zotit Idrizi si një aleate të çmuar.

Ne do bëjmë gjithçka për të zgjeruar frontin opozitar edhe me parti të tjera.

Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë…

Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale.

Ka parti Alibeaj? Po ku e ka?

Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu.

Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë…

Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës.

Me të gjitha forcat politike që përcaktojnë si objektiv largimin e Edi Ramës nga pushteti…

Kjo qëndron. Nuk përjashtoj asnjë…

Tani, kur bëhet publike, nuk ka pse të mos bëhet jopublike. Por edhe publike ka dhe do ketë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Kush janë drejtorët e Ballukut që po “ndërtojnë” Shqipërinë duke i marrë tenderat për vete

Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti …