Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha theksoi se situata e çmimeve të larta të qirave dhe blerjeve të banesave është bërë një problem i mprehtë që kërkon ndërhyrjen e qeverisë. Ai propozoi ndërtimin e ndërtesave sociale si një zgjidhje për të përballuar këtë problem, duke ofruar çmime të arsyeshme dhe reale për qytetarët.
“Për fat të keq, e them këtu, qeveria do të detyrohet të ndërhyjë patjetër se kjo është bërë një problematikë shumë e mprehtë.
Narkoeurot kanë ngritur në qiell çmimet e qirave dhe çmimet e blerjeve.
Atëherë qeveria ka një zgjidhje, një mundësi, përveç zbutjes me mënyrë ta ndryshme, qeveria duhet të ndërtojë ndërtesa sociale, të cilat duhet të kenë një synim, çmimet reale, shitjen me çmime reale.
Dhe nuk është e dëshirueshme, por absolutisht do ndërhyjë.
Ne do ndërhyjmë me ndërtesa sociale, të cilat qytetarëve do u shiten me çmime pak mbi kosto, por me çmime të pakrahasueshme me çmimet që shesin narkotrafikantët në këto monumente të korrupsionit.
Kjo i detyron të gjithë të zbresin edhe me çmime.
E dyta, po në këto ndërtesa, qiratë do jenë të caktuara nga shteti. Do jenë qira shumë të arsyeshme”, tha Berisha.