Dosja “Veliaj”, Ajola paraqitet sërish në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Eion Veliaj, është paraqitur këtë të premte në SPAK për masën e “detyrimit të paraqitjes” të caktuar për të nga GJKKO në seancën e një jave më parë.

Fillimisht ndaj Xoxës gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij përfituan qindra mijëra euro ryshfet nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore – përfitime të paligjshme që u injektuan dhe ‘pastruan’ nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga Xoxa.

Ndërkaq, po dje GJKKO rrëzoi një tjetër kërkesë të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ku u vlerësua i drejtë kontrolli në apartamentin 11/4 që ndodhej mbi qendrën “Harabel” që administrohet nga Ajola Xoxa.

Xoxa kundërshtoi kontrollet e zhvilluara nga BKH në atë që mbrojtja e quajti magazinë në godinën “Sky Tower”.

Nga kontrollet që u bënë në janar të këtij viti u sekuestruan edhe sende me vlerë për hetimin mes të cilave dhe shuma të konsiderueshme të gjetura në kasfortë.

E më konkretisht, 95 mijë e 350 euro, shumica në prerje 500 euroshe, 14 mijë e 900 dollarë, si edhe 665 mijë lekë.

Të mërkurën edhe Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e Xoxës për t’i hequr sekuestron e telefonit që iu bllokua në 6 dhjetor të vitit të shkuar.

Procedurat janë realizuar për procedimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt ndodhet në arrest me burg.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion dhe pastrim të parave. Në këtë dosje në masën e arrestit me burg është dhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa 5 sipërmarrës të tjerë janë në detyrim paraqitje.

Fillimisht ndaj Ajola Xoxës u vendos masa e arrestit në shtëpi, por në seancën e vlerësimit GJKKO-ja la në fuqi masën e detyrim paraqitje.

About Redaksia

Check Also

Intriga, përgjime e “spiunime”, çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese…

Nga Boldnews.al Ervin Karamuço, pedagog dhe ekspert sigurie, deklaroi një ditë më parë në studion e …