Bledi KASMI
Rezistuam ndaj atyre qe menduan se kishin zëvendësuar Zotin në Tokë dhe u vërsulën ndaj nesh me të gjitha forcat më të errëta duke mos kursyer asgjë, as bandat, as krimet, as hetuesit dhe gjyqtarët e inkuzicionit, as paratë e pista, as spiunët dhe as tradhëtarët që menduan se duke shitur veten do të na shisnin edhe ne, dhe megjithatë nuk na mposhtën sepse nuk e dinin se forca jonë buronte tek besimi, besimi në Zot dhe vlerat më sublime njerëzore.
Nuk bëmë pakt me djallin edhe ne në këtë cep të botës sikurse shumë amerikanë që u ngritën si shpiponja mbi Kapitol për të mbrojtur votën.
Edhe kur të gjithë pushtetet më të errëta të botës ju vërsulën për të kryqëzuar Donald Trumpin, ne ishim me të pa pasur frikë prej horrave dhe kukullave të Soros këtu në këtë vend
Qëndruam këtu me Berishën edhe kur donin të na merrnin simbolet tona, dhe dolën në sheshin e betejës për tu përballur me ta dhe i mundëm, i thyem turinjtë dhe i grisëm maskat.
Qëndruam me të edhe kur e arrestuan dhe ngujuan në banesën dhe ndaj tij lëshuan të gjitha zagarët e Soros sepse nuk donin ti falnim liritë tona dhe sepse e dinim shumë mirë se nuk e kishin thjeshte dhe vetëm me të, por me secilin prej nesh.
Dhe pas vështirësisë vjen lehtësimi. Pas vitesh diktaturë pushtash, tani është koha e atyre që nuk u mposhtëm dhe as thyen. Eshtë koha të fitojmë.
Dhe tani habiten se pse këtu vjen krahu i djathtë i Trump, LaCivita apo Pol Menafort, sepse nuk e kuptojnë, se edhe ata janë dy prej nesh që po na ndihmojnë të fitojmë ndaj të njëjtit armik që ata e mundën në Amerikë.