Është arrestuar me urdhët të SPAK, Safet Bajri, një prej krerëve të grupit kriminal “Bajri” me qendër në Dobraç të Shkodrës.
Burime bëjnë me dije se urdhër-arresti ndaj tij është firmosur në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht të 2018-ës. Mësohet se Safet Bajri akuzohet dhe për grup të strukturuar kriminal.
Fatbardh Lici ka qenë pjesëtar i familjes Lici, vëllai i Sokol Licit dhe Mustafa Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana.
Ish-polici Boran Bërçana u ekzekutua bashkë me bashkëshorten e tij, Silvi Ndoci, më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin marrë me qira. Ata ndodheshin në makinë, teksa bashkë me ta ndodhej dhe fëmija i tyre 3 vjeç, i cili u shpëtoi plumbave.
Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lulzim Kullës në 2018-ën dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lulzim Kullën, duke qenë se ishte dhëndri i tyre.
Burime bëjnë me dije se veç Safet Bajrit, GJKKO me urdhër të SPAK ka firmosur një urdhër-arresti të ri dhe për Asmer Bilalin, i cili aktualisht ndodhet në burg, i arrestuar më herët nga SPAK për vepra të tjera penale.
Gjithashtu, urdhër-arresti është firmosur edhe për një anëtar tjetër të fisit Bajri, por ende nuk dihet emri i tij.