Tirana është Amaneti im!

Nga Alba KEPI

Tirana nuk është një optional për ulëse parlamenti se ka më shumë vende në kuvend se cdo qytet tjetër, por është Amanet!

Tirana është Amaneti im!

Tirana është Zoti im!

Iu përgjigja thirrjes së Hafiz Ibrahim Dalliut që një shekull më parë kur Shqipëria qe në rrezik ekzistence e kombi gati në zhdukje, shkruajti librin amanet “Patriotizma në Tiranë” që me fuqinë e Dajtit e pastërtinë e lumit të Riglatës oshëtiu në cdo familje autoktone; “Të jesh patriot do të thotë të jesh shqiptar”.

Iu përgjigja amanetit të stërgjyshit Martir e Nder i Kombit, pushkatuar në prag të portës se qe nacionalist, atdhetar e antikomunist, në ato ditë të terrorit më dramatik që jetoi qyteti im Tiranë.

Iu përgjigja misionit besimtar të stërgjyshit tjetër mësues, klerik, filantrop e patriot, emrin e të cilit mban rruga e lagjes time, e që jetën ia dedikoi gjuhës shqipe e personave në nevojë.

Iu përgjigja dhimbjes së tim gjyshi me mbi 12 vite burg që tim atë e la 6 vjec dhe e gjeti burrë mes një lumë hallesh ku internimi e persekutim komunist zhyti familjen time.

Iu përgjigja dhimbjes së familjes që ndërsa komunizmi I grabiti pronat, shtëpitë, pasurinë, nuk iu përkul dinjiteti, por më formoi cdo orë e ditë të jetës për të qenë antikomuniste.

Iu përgjigja dosjeve të pronave mbi gjoksin e gjyshërve e tim ati që u larguan nga kjo jetë pa I gëzuar se një tjerër dikaturë e quajtur klienti strategjik po ia vidhte dita ditës me ligje VKM e para kokaine.

Iu përgjigja syve të grave të shtëpisë time që më edukuan të jem e lumtur ne realitetin tim se mes atyre e meje ka ndryshim thelbësor identiteti; unë i përkas qytetit tim e ata janë pushtuesit e shkatërruesit e tij.

Iu përgjigja qytetit tim për të cilin kam nisur të shkruaj qysh 18 vjece në nderim të figurave patriotike, historisë e identitetit të tij të manipuluar qëllimisht.

Iu përgjigja profesionit tim historiane e gazetare, shkrimtare e analiste që ka si mision të vërtetën.

Prej gati 15 vite përcolla kauzat e skandalet më të mëdha të qeverisjes socialiste që vijojnë të jenë sot flamujt e betejës më të fortë opozitare.

Skafet me drogë, nëndetëset me kokainë, mbetjet e ecomafias, operacioni “Rosa dei Venti”, raportet e intervista eskluzive me krerët më të lartë të antikrimit, antidrogës, financës, antimafias europiane, operacioni “Brasile loë cost”, “Isola Scaligera”, “Basso profilo”, “Mafia Capitale” e me dhjetra të tjera me emra e kode Sky Ecc e Encrochat, i përcolla për publikun shqiptar me misionin e së vërtetës e zbardhjes së një sistemi kriminal që kish pushtuar Tiranën e Shqipërinë me lidhje mafioze, punëmbaruesish e klientësh që vidhinin Shqipërinë e pasuronin qverisjen socialiste.

Iu përgjigja momenteve dramatike të fëmijëve të mi që ndërsa raportoja emra ministrash e politikanësh, bijësh e dashnorë të tyre që kryenin aktivitete ilegale mes Shqipërisë e Italisë, nuk më përkulën por u bën mbuorjë me trupat e tyre.

Iu përgjigja dhunës verbale të armikut të brendshëm, që nga profesionin im ka frikë e me meskinitetin e ligësisë sulmon në misionin më të shenjtë të vërtetën e punën për të qënë aty ku e vërteta bëhet më manipuluese.

Iu përgjigja atyre vajzave e grave që si unë nuk i përkasin rretheve rekomaduese politike e ekonomike që me darka e fakefavore sigurojnë vende listash.

Iu përgjigja demokratëve që si unë nuk pranojnë kompromisin me të keqen e kur idealet vihen në rrezik ishin e janë të parët në mbrojtje me riskun personal e proffesional, e nuk shfaqen “last minute” për të rehatuar pangopshmërine e pabesisë.

Iu përgjgja banorëve të thjeshtë të qytetit tim, të lagjes time, që nuk pranojnë komandime e rekomandime të paskupullta vote e emrash për të rehatuar unin e te ricikluarve.

Iu përgjigja votës time që ka qenë përherë blu e gjakut tim po blu se sic thotë një proverb tironas do shkoi bari n’rronjë e nuk i besoj rronjëve shkurre që mbijnë për të prish oborrin.

Iu përgjigja shpirtit të tim ati që më formoi të mos harroj kurrë dramën komuniste të qytetit tim, banorëve të tij, historisë së tij.

Iu përgjigja mijëra emigrantëve që si unë parajsën, suksesin, meritat i kanë arritur me aftësitë e tyre e jo falë Partisë, politikës o miqve të familjes, por punën, formimin, suksesin e energjinë e tyre i vunë në shërbim të politikës së ndershme, ideologjisë së djathtë me të cilën janë formuar e Atdheut.

Iu përgjigja merhamonit të ijeve tironse të bardha si bora në Dajt e fisnike si Sahati e xhamia e E’them Beut, që më mësuan të kem kokën lart, të jem krahëhap e buqëzeshur me besimin në Zot se janë ata por jemi dhe ne, besimtarë të shpresës, të së mirës, të së drejtës e etikës qytetare, virtyteve e moralit të familjes, gruas, vajzës, demokratit, profesionistit, qytetarit e dinjitetit.

Iu përgjigja nënës time e nënave shqiptare që pensioni nuk iu del as për ilace.

Iu përgjigja kolegëve të mi, gazetarëe profesionistë shqiptarë të diasporës që jetojnë cdo ditë gjyqe, censura, hijëzime e sulme nga Shqipëria se pushteti i autokracisë shqiptare ka shkuar dhe përtje kufirit.

Iu përgjigja motrës time dhe bashkëshortit tim, profesionsitë të aftë që kanë qene supi ku kam qarë e jam shfryrë nga padrejtësitë, lodhja, fragjiliteti, mungesa e kohës, e jeta e vrushme e realiteti i egër shqiptar me të cilin nuk isha mësuar.

Iu përgjigja miqve të mi, lexuesve të mi, që nuk më kanë njohur sot në rrjetet sociale por prej 3 dekadash kur më rreshtat e mi gjejnë e lexojnë qartë idealin e së drejtës e lirisë.

Iu përgjigja atyre që më thonë “mos u trego e mirësjellur me të gjithë se ta marrin si dobësi e as kaq e përulur se kujtojnë se je poshtë tyre.”

Por nëse mirësjellja, kultura, etika, fjalori e sjellja e edukuar merret për dobësi, jam e do jem po e tillë për t’i mbrojtur.

Iu përgjigja mikeve të mia, vajza e gra kurajoze, dinjitoze, plot vlera të rralla që më mbështesin cdo hap e frymëzim njerëzor për mua.

Iu përgjigja Albës, nënë, vajzë, grua, bijë, tironse, besimtare, demokrate, që ju thotë;

Janë ata të “fortit” që politikën e vjelin duke sajuar jetën e tyre, por jemi dhe ne të fortit e jetës së vërtetë e unë bashkë me ju, që me punë e dinjitet jemi vënë në shërbim të idealeve të së djathtës për të luftuar rrezikun ku ndodhet sot Shqipëria;

Atdheu është në rrezik e mbrohet me modele jete!

Tirana nuk është një optional për ulëse parlamenti se ka më shumë vende në kuvend, por Amanet!

E, Tirana është Amaneti im!

About Redaksia

Check Also

Duhet një përmbysje

Nga Redin HAFIZI Nuk jam anëtar i ndonjë partie, por sot mbështes demokratët antikomunistë të …