USAID çmontohet si institucion, vendimi i Gjykatës

Urim GJATA
Presidentit Trump i jepet nga gjykata federale në SHBA, drita jeshile për për të shkarkuar mijëra punonjës të USAID .
Ndër të tjera, si fillim synohej të reduktohej numri i punonjësve brenda agjencisë së zhvillimit nga 8,000 në pak më pak se 300 dhe që punonjësve jashtë vendit do t’u jepeshin 30 ditë për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara me shpenzimet e qeverisë.
Gjykatësi i qarkut i SHBA-së, Carl Nichols,
që ndërpreu vendimin për pushimet nga puna të punonjësve te USAID-it, të premten hoqi bllokimin e mundësisë për të pushuar nga puna pjesë të mëdha të stafit në agjencinë e zhvillimit USAID
Shpërbërja e agjencisë është në përputhje me axhendën e presidentit për të përmirësuar sektorin publik të SHBA.
Elon Musk, kreu i agjencisë së efikasitetit DOGE, është shprehur më parë se puna e USAID-it në ndihmë është humbje e burimeve.
Kritikët e përpjekjes së Trump për të çmontuar agjencinë thonë se ajo shkel Kushtetutën dhe se vendimi kërkon mbështetje në Kongres

About Krye Redaktor

Check Also

Vjosa Osmani: SHBA ka marrë rol udhëheqës në Ballkan me Trump, parandaloi Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald …