Berisha: Vota juaj nuk është vetëm për shpëtimin e Shqipërisë, por është votë për transformimin e saj

Lideri i opozitës, Sali Berisha u është drejtuar bashkëatdhetarëve në Parma të Italisë se vota e tyre më 11 maj, nuk është vetëm për shpëtimin e Shqipërisë porse, edhe votë për transformimin e saj.

Gjatë fjalës së tij para shqiptarëve në pritjen madhështorë që këta të funfit i bënë kryedemokratit, Berisha tha se zhvillimi epokal për Shqipërinë dhe shqiptarët, do të jetë largimi i Edi Ramës.

Sipas Berishës, Shqipëria akoma e ka bishtin e gjarprit nëpër këmbë, ndërsa Rama bën gjithçka për të qëndruar në pushtet dhe për të marrë një mandat të katërt, mandat që do ishte fatkeqësia më e madhe kombëtare e shekullit të 21.

Miq, pra, këto zhvillime ishin shumë të rëndësishme.

Por natyrisht e theksoj këtu para jush, se zhvillim epokal për Shqipërinë dhe shqiptarët do të jetë largimi i Edi Ramës.

Se e solli fati të dashur miq, që zhvillimet e viteve 2023-2024 në SHBA të replikoheshin, të përsëriteshin në mënyrë pothuajse identike në Shqipëri.

Ndaj kandidatit për president u ndërmorën aktet terroriste.

U ndërmorën akte, akuza penale, 34 akuza në një dosje. U bënë gjithçka, u vendos censura më e rreptë. U bënë gjithçka që ai kurrë të mos fitonte.

Në fotot e internetit, janë dy foto miq. Është fotoja e tij e përgjakur për ta vrarë në Butler, por është edhe një foto tjetër mijëra kilometra larg, kur Edi Rama dhe klika e tij i nxori Sali Berishës një agjent të policisë kriminale dhe e goditi me shpresë se ai nuk mund të fliste.

Pra, e njëjta e keqe, të njëjtat tentakula atje dhe në Shqipëri.

Edhe atje, edhe në Shqipëri, demokracinë e vunë në vështirësi të mëdha, i sollën ditë të vështira.

Ndaj dhe presidenti Donald Trump e cilësoi armikun më të rrezikshëm, armikun e brendshëm, i kryesuar nga Xhorxh Soros, armik i demokracisë shqiptare.

Të dashur miq, SHBA fituan betejën. Me 5 nëntor, kombi i madh amerikan votoi për presidentin Donald Trump. Me 20 janar u inaugurua dhe akti i parë, i preu kokën gjarprit.

Por Shqipëria akoma e ka bishtin e gjarprit nëpër këmbë. Akoma Edi Rama bën gjithçka për të marrë, për t’u mbajtur në pushtet, për të marrë një mandat të katërt, mandat që do ishte fatkeqësia më e madhe kombëtare e shekullit të 21.

Këtu është roli juaj përcaktues, vendimtar.

Këtu është vota juaj.

Sepse Edi Rama ju as nuk u shet, as nuk u blen dot. Jeni njerëz të lirë në një vend të lirë.

Sepse Edi Rama nuk mund të ndërsejë klanet mafioze dhe kartelet e drogës kundër jush sepse ky vend i shtypi kokën mafies së tij, është shtet ligjor, shtet i ligjit.

Edi Rama e ka kuptuar se fundi i tij është në duart tuaja.

Prandaj dhe i ka ndërprerë takimet, telefonat me diasporën nuk i komunikojnë më.

I përshëndes të gjithë ata shqiptarë që nuk ua hapin telefonat. Mos ua hapni telefonat fare.

Miq, vota juaj me 11 maj nuk është vetëm një votë për shpëtimin e Shqipërisë, është një votë për transformimin e Shqipërisë.

Shqipëria sot po aq sa në vitin 1990, ka nevojë për transformime epokale.

Të ndalemi, kurrë ndonjëherë në 10 vite nuk është zbrazur siç është zbrazur gjatë sundimit të Edi Ramës. 1 milion e 99 mijë shqiptarë në 10 vite kanë emigruar vetëm në zonën e Shengenit. 45 përqind e popullatës është larguar në të gjithë botën.

Nuk kanë ikur shqiptarët për të rënë pas pasurive, as për aventura dhe për udhëtime ekzotike.

Pjesa më dërrmuese e tyre kanë ikur sepse nuk kanë gjetur asnjë mundësi që ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri.

Nuk kanë gjetur asnjë mundësi që të mbijetojnë në vendin e tyre.

Nuk kanë gjetur asnjë mundësi për punësim në vendin e tyre. Kjo është historia e këtij emigracioni”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …