WASHINGTON, DC - JANUARY 15: Former Florida Attorney General Pam Bondi testifies before the Senate Judiciary Committee during her confirmation hearing for U.S. Attorney General in the Hart Senate Office Building on Capitol Hill on January 15, 2025 in Washington, DC. U.S. President-elect Donald Trump's nominee, Bondi represented Trump during his first impeachment trial in 2020 and publicly supported false claims that the 2020 election was stolen from him. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Dy dosjet që mund të trondisin Amerikën

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi ka njoftuar se dokumentet e shumëpritura që lidhen me Jeffrey Epstein dhe Sean “P. Diddy” Combs do të bëhen publike së shpejti.

Përgjatë një interviste e pyetur mbi këtë çështje, Bondi u shpreh se ky veprim është në përputhje me direktivën e Presidentit Trump për të rritur transparencën mbi individët e përfshirë në këto raste të profilit të lartë.

Bondi theksoi përkushtimin e administratës për të zbuluar personat e lidhur me aktivitetet e Epstein, duke deklaruar:

Presidenti Trump ka dhënë një direktivë shumë të qartë dhe kjo do të zbatohet”- shprehet Bondi.

Pritet që publikimi të përfshijë listën e klientëve të Epstein, e cila ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta për shkak të lidhjeve të mundshme me figura të njohura.

Ky zhvillim vjen pas deklasifikimit të disa dosjeve me profil të lartë nga një grup pune i administratës Trump, i cili synon të sigurojë transparencë për çështje kritike.

Bondi theksoi rëndësinë e transparencës, veçanërisht për individët që nuk kanë baza ligjore për të ruajtur anonimitetin.

Ajo shprehu zhgënjim për vonesat e mëparshme në publikimin e dokumenteve të lidhura dhe nënvizoi shkallën e madhe të trafikimit të qenieve njerëzore në SHBA, duke e quajtur këtë një çështje urgjente që duhet adresuar pa vonesa.

Përmbajtja e saktë e dokumenteve dhe identiteti i personave të përmendur mbeten ende të panjohura.

Megjithatë, veprimet e administratës tregojnë një angazhim për të hedhur dritë mbi këto çështje, duke ngritur mundësinë e pasojave të rëndësishme ligjore dhe sociale.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Frikësimi i njerëzve të këqij është diçka për të cilën Cash ka folur shumë, ashtu si edhe ju, veçanërisht kur bëhet fjalë për Jeffrey Epstein dhe persona të tjerë që janë grabitqarë në këtë vend. Ata janë toleruar për një kohë të gjatë dhe shumë amerikanë mendojnë se këta njerëz kanë marrë një “kalim të lirë” prej vitesh, ndoshta edhe sot mbrohen ende.

Ku ndodhemi me listën e Jeffrey Epstein, me dokumentet? Cash ka bërë shumë deklarata publike për këtë. Çfarë mund të na thoni?

Bondi: U informova për këtë dje. Nuk mund të flas publikisht për këtë çështje, por e dini, presidenti Trump ka dhënë një direktivë shumë të fortë dhe ajo do të ndiqet.

Gazetari: Mirë, pra… Ka shumë dokumente?

Bondi: Po.

Gazetari: Në rregull. Pra, njerëzit mund të presin hapa konkretë në këtë drejtim? Nuk është thjesht një premtim bosh?

Bondi: Donald Trump nuk bën premtime boshe.

Gazetari: Po, e drejtë.

Bondi: Unë mendoj se premtimi i dhënë është premtim i mbajtur. Dhe kjo është arsyeja pse ne jemi aty, për të zbatuar direktivën e tij dhe për ta bërë Amerikën një vend të sigurt dhe të begatë.

About Krye Redaktor

Check Also

USAID çmontohet si institucion, vendimi i Gjykatës

Urim GJATA Presidentit Trump i jepet nga gjykata federale në SHBA, drita jeshile për për …