Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare korruptoi një nga zyrtarët më të lartë të FBI për të punuar kundër opozitës dhe Sali Berishës.
Rihapjes së kësaj dosje nga mediat amerikane i ka bërë jehonë edhe menaxheri i fushatës së Trump dhe tani i fushatës së Berishës, Chris LaCivita. Në Shtetet e Bashkuara është dënuar i korruptuari McGonigal, por jo korruptuesi i tij që është Rama. Rihapja e kësaj dosje mund të çojë drejt burgut Ramën.
Njeriu që riktheu Dondal Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ka premtuar se do çojë patjetër drejt fitores mikun e SHBA-ve, Sali Berisha,
LaCivita ka shpërndarë në platformën ‘X’, postimin e bërë nga një prej reporterëve amerikanë, se si ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal, ka mundur të ndihmojë një mik të Soros.
Në postimin e tij, Chuck Ross e cilëson ‘çmenduri’.
Një gjë e çmendur për mua është se si ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u akuzua për marrjen e ryshfetit për të ndihmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik shumë i ngushtë i Alex Soros, por marrëveshja nuk doli kurrë në dritë”, shkruan Ross.
Ndërkohë, në të njëjtin postim të shpërndarë, ka reaguar edhe ish-e dashura e McGonigal. Sipas asaj që Allison Guerriero shkruan, Charles McGonigal meriton të dënohet me burg përjetë.
“Po i predikoni korit!!! Unë isha e dashura e Charles McGonigal dhe e dorëzova. Kur e bëra, FBI e mbuloi dhe më terrorizoi. Dhe as mos më bëni me yll në të dyja përfshirjet e USAO. Unë jam i bindur se që kur ata akuzuan Charlie-n do të vijnë menjëherë dhe do të përfshijnë spiunazhin mes krimeve. Pastaj Charlie më në fund do të marrë dënimin e përjetshëm që meriton gjithashtu. Faleminderit zotit Trump është POTUS dhe Kash dhe Pam u konfirmuan”, shkruan ajo.