Berisha fton diasporën të regjistrohet: Më 11 maj vota juaj do të ndajë epokat!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen deri me 4 mars. Berisha tha se, më 11 maj vota juaj do të ndajë epokat.

Berisha: Të dashur miq, 4 marsi është nesër.

4 marsi na fton të gjithë ju, të gjithë shqiptarët në diasporë.

Të gjithë shqiptarët në Shqipëri.

Të bëjmë gjithçka për regjistrimin në mënyrë që me 11 maj, vota juaj të ndajë epokat.

Vota juaj të përmbysë narkoshtetin.

Njeriu në jetë ka ditë, ka ora të veçanta dhe më të veçanta.

Por unë u them ju me bindjen time më të thellë se ora më e bukur e njeriut në jetë është ora kur të thërret atdheu.

Ajo është ora e të gjitha orave.

Ajo është ora në të cilën çdo qytetar, çdo anëtar i kombit ngrihet në forcën e kombit.

Ngrihet në krye të vendit.

Ajo është krye-ora e jetës së njeriut.

Krye-ora juaj është ora e 11 majit, është dita juaj.

Kurrë mos harroni se shqiptarët i lindin për t’i dalë zot Shqipërisë.

Kurrë mos harroni himnin tonë kombëtar se nga lufta veçse ai largohet.

Dhe ne nuk largohemi kurrë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

E viva l’Italia!

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …