Noka: Qeveria Rama më e korruptuara dhe më e inkriminuara në Evropë!

Gjatë takimit madhështor të Partisë Demokratike në Parma foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka. Ai tha se, Qeveria Rama më e korruptuara dhe më e inkriminuara në Evropë dhe ndoshta në planet.

“Jemi mbledhur sot se bashku në një moment historik. 2 muaj e gjysëm na ndajnë prej ditës kur ne së bashku me votën tonë, do e çlirojmë Shqipërinë tonë të dashur, nga një prej qeverive më të korruptuara dhe më të inkriminuara në Evropë dhe ndoshta në planet. Këtë detyrim para kombit dhe para shqiptarëve para të rinjve dhë të rejave para pensionistëve, para familjarëve dhe para atyre qindra shqiptarëve që kanë ikur nga ky vend të larguar nga ky regjim. E kemi ne detyrim si PD dhe si opozitë. Është një detyrim që e kemi bashkë më ju dhe do ta realizojmë së bashku.

Vota e juaja vëllezër dhe motra është jetike ne këtë proces. Është e vetmja që do ta mundësojë ndryshimin e Shqipërisë dhe ndryshimin e kursit politik të vendit tonë.

Shqiptarët sot kudo që janë janë bashkuar rreth PD dhe Sali Berishës nga çdo cep i vendit i Evropës dhe botës. Atje të bashkuar të gjithë mes shpresë dhe besim se ora e ndryshimit të shumëpritur po troket.

Ju do të bëni ndryshimoin me votën tuaj. Do votoni PD që lufton për ju për Shqipërinë dhe për vendin. Kemi akoma edhe 10 ditë kohë. Regjistrohuni mos neglizhoni pasi vota juaj është Shpresa e Shqiërisë”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …