Rreth 84% e popullsisë gjermane votuan sot për të zgjedhur qeverinë e re. Kjo është pjesëmarrja më e lartë në votime, që pas ribashkimit të Gjermanisë. Në zgjedhjet e vitit 2021 pjesëmarrja ishte 76.4%.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave numri i atyre që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermanishkon në 59.2 milionë vetë rreth 1.2 milionë më pak se në vitin 2021. 30.6 milionë janë gra dhe 28.6 milionë janë meshkuj.
2.3 milionë të rinj votojnë për herë të parë – që përbëjnë 3.9 përqind të të gjithë votuesve me të drejtë vote. Për shkak të datës së zgjedhjeve të parakohshme rreth 400,000 më pak të rinj tani mund të votojnë sepse nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeçare.