Berisha: Emërimi i Dan Bonginos si nëndrejtor i FBI lajm i hidhur për Edi Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar gjatw konferencws pwr shtyp edhe emwrimin e Dan Bonginos si nëndrejtor i FBI-së. Berisha tha se, ky wshtw lajm i hidhur për Edi Ramën për shkak të lidhjeve të tij me Sinaloan.

“Ajo që mund të them unë, që si drejtori i përgjithshëm i FBI, Kash Patel, ashtu edhe ish-oficeri i shërbimit sekret dhe më pas autori i një best-selleri dhe gazetar ndër më të kuotuarit në dëgjueshmëri, ka pasur një podcast që shkonte 16 milionë shikime apo dëgjime, është një zhvillim shumë pozitiv për FBI-në, e cila do ketë në udhëheqje dy persona të përkushtuar totalisht për transparencë të plotë dhe për të mbrojtur pa lëkundje, jashtë çdo interesi, interesin e qytetarëve amerikanë dhe SHBA.

Edhe ky është një lajm i hidhur për Edi Ramën, pasi ky gazetar i famshëm dhe autor i një best-selleri, është emëruar në atë detyrë, por është problemi tjetër se presidenti Donald Trump i ka shpallur kartelet e drogës organizata terroriste dhe konkretisht Sinaloan e lidhur me Edi Ramën.

Sinaloa nuk është më vetëm kartel droge, por është organizatë terroriste.

Luftar Hysa, me dy vëllezërit, ata pra janë krerët e një organizate terroriste, të cilës Edi Rama i ka dhënë licencë për kazino, i ka dhënë leje ndërtimi për hotel me 5 yje.

Është thellësisht implikuese.

Mbrojtja që i bëri Xhorxh Sorosi veprimtarisë kriminale të Edi Ramës merr fund, ai tani do përballet me ligjin.

Njëherë për njëherë aty ku e ka shkelur dhe e garantoj mbrapa edhe në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon protestuesit me spraj lotsjellës, disa qytetarë shtrihen përtokë

Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si …