Berisha: Programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme në diasporë!

Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën e kësaj fillimjave me gazetarët u ndal te takimet në diasporë, për të cilat tha programi i PD, kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme.

Sipas Berishës, Rama, si një rrezik madhor kombëtar, ishte ngulitur thellë në qenien e shqiptarëve jashtë vendit.

“Edi Rama, rrezik madhor kombëtar, ishte ngulitur thellë në çdo qelizë të qenies së shqiptarëve jashtë vendit.

Programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme.

Mos harroni se ata njerëz, direkt si persona, nuk përfitojnë nga ai program, jetojnë jashtë.

Por minimumi jetik prej 200 eurosh për familjarët e tyre, që nuk e kanë, karta e konsumatorit për familjarët që marrin vetëm minimum jetik, ulja e çmimit të energjisë dhe naftës, lehtësirat e tjera për bizneset, ata i përjetonin si mirësi personale.

Sepse janë ata që përballojnë minimumin jetik të familjarëve të tyre.

Dhe tre muajt e parë të qeverisjes së PD, ata çlirohen plotësisht nga kjo barrë.

Kështu që të gjithë emigrantët, familjarët e të cilëve në Shqipëri janë pa punë, janë në ndihmë ekonomike ose marrin pensione nën 200 euro, ose marrin rroga të ulëta nën 500 euro apo paguajnë energjinë me 85 lekë kilovatin,  me paketën e emergjencës çlirohen përfundimisht nga detyrimi për të çuar shumën e kafshatës në Shqipëri.

Së dyti, është pëlqyer shumë dhe ka ngjallur shumë interes, heqja e çdo takse për 5 vitet e para për çdo emigrant që vjen të investojë kursimet e tij në Shqipëri.

Me interes të veçantë është pritur programi ynë për bujqësinë. Jo vetëm që do subvencionohet për çdo fidan dhe krerë bagëti, por do garantohen kredi të buta dhe grante për hapjen e fermave nga emigrantët që duan të vijnë në Shqipëri dhe të zbatojnë ato praktika që kanë zbatuar në vendet ku janë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …