Berisha: Safet Bajri nuk u arrestua, u dorëzua me marrëveshje! Mafia e ka ligj këtë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, Safet Bajri nuk u arrestua, u dorëzua me marrëveshje. Berisha tha se, mafia e ka ligj këtë.

“Safet Bajri u dorëzua, lëri ato punë ti.

U dorëzua mor zotëri, këta janë të paskrupullt. Ai u dorëzua  mirë e bukur, është një gjë krejt marrëveshje. Mos u ngut.

Po ta kishin kapur, arrestuar, por ai u dorëzua. Ai shkoi vetë u dorëzua.

Ata nuk dorëzohen kurrë pa marrëveshje. Harrojeni.

Mafia e ka ligj atë, ka marrëveshje. Nuk mund të përshëndes marrëveshje unë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon protestuesit me spraj lotsjellës, disa qytetarë shtrihen përtokë

Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si …