Diaspora/ Berisha: Në Itali më thanë se nuk është parë ndonjëherë miting i tillë!

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se në takimet e PD në diasporë, veçanërisht në Itali dhe Athinë, kishte një ndërveprim të shkëlqyer.

Duke folur në konferencën me gazetarët, Berisha tha se në Itali, nuk ishte parë ndonjëherë një miting i tillë, si ai i Parmas.

Ndër të tjera Berisha theksoi se shqiptarët në diasporë, janë një hisjtori e vërtetë suksesi. Një ndërveprim i shkëlqyer në këto takime.

Ju nuk mund të imagjinoni. Unë e kuptoj që ju i keni ndjekur në TV, por problemi është se televizori e ka ekranin akull, por sallat ishin zjarr në këto takime.

Dhe ajo frymë, ajo po vjen me shpejtësi në Shqipëri.

Është shumë, shumë interesante.

Salla në Athinë buçiste nga të gjitha anët: O Edvin, o i tillë, o i atillë, diaspora nuk të do…

I dëgjuat besoj.

Pra, faktikisht diaspora i ka vu kufirin tek thana.

Ndaj dhe e quajta udhëtim në fitore.

Mahnitës!

Kam mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë organizatorët e atij takimi aq madhështor dhe aq entuziast në Parma, sa që nuk e ekzagjeroj po të them, por miqtë e mi më thanë se Italia nuk e ka parë ndonjëherë. Italia ka parë shumë, unë nuk kam regjistrin e mitingjeve të tyre, po ai qe nga mitingjet më entuziaste.

Kam mirënjohjen më të pakufishme ndaj degës së PD, PBDNJ dhe të gjithë atyre që u morën me organizimin e atij takimi të paparë në Athinë. Ajo sallë e madhe e stërmbushur nuk kishte njohur kurrë një entuziazëm të atillë. Kurrë!

Ishte emocionuese shumë kur mendoje që Athina, qyteti i lavdisë së përjetshme, është sot qyteti që ka mikpritur më shumë shqiptarë se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërie. Dëshmi e një hapjeje, e një mikpritje, e një vlerësimi.

Salla ishte emërtuar Melina Merkuri, një artiste e madhe greke me origjine arvanitase, shqiptare, të cilën ajo nuk e kishte mohuar kurrë, përkundrazi një zonjë fisnike që në vitet ’90 krijoi një fond për të ndihmuar emigrantët shqiptarë.

Por unë e thashë aty, se midis atyre emigrantëve, njerëz guximtarë që u nisën drejt Greqisë për të shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme të pasojave të diktaturës, sot ka këngëtarë të mëdhenj, ka artistë, ka sportistë, ka studiues, pra faktikisht kjo gjeneratë emigrantësh po nxjerr Melina Mërkurët, Irenë Papasët e tjera shqiptarë.

Shqiptarët, histori suksesi. Histori e vërtetë suksesi.

Ndaj dhe mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që morën pjesë dhe një përshëndetje të përzemërt, vëllazërore, të gjithë emigrantëve tanë në Itali, në Greqi dhe kudo që janë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …