Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një deklaratë për mediat para zyrave te SPAK. Ajo shpjegoi se është bërë një tjetër kallëzim në lidhje me çështjen McGonigal.
”Sot kemi ardhur për të bërë një kallzim shtesë që ka të bëjë me çështjen e McGonigalit ose siç njihet afera e kryeministrit shqiptar me drejtuesin më të lartë të FBI dhe për të cilën në fakt jo vetëm që mediat më të fuqishme amerikane kanë konfirmuar të gjithë akuzat tona por nga ana tjetër këto media, këta gazetarë ngrenë pyetjen se pse edhe sot e kësaj dite në një rast të paprecedentë, kur kryeministri i vendit më të varfër në Evropë kompromenton ose korrupton drejtuesin me të lartë të FBI, marrëveshja e pranimit të fajësisë me Ministrinë e Drejtësisë nuk është bërë publike. Kjo duke ngritur dyshime të arsyeshme se pas kësaj fshehje që i është bërë nga ky departament fshihet vetë ish Presidenti Biden për shkak edhe të lidhjeve që kishte edhe djali i tij me çështje të ndryshme, qoftë McGonigali por qoftë edhe të problemeve të tjera që kishte Kryeministri shqiptar.
E dyta. Dua të kujtoj se po mediat amerikane kanë ngritur me shqetësim bashkëpunimin e kryeministrit Rama me grupet, me kartelet më të rrezikshme të botës siç është ajo e Sinaloas. Ne këtë kuptim ne kemi sjellë gjithë informacionin që e çmojmë të nevojshëm për vijimin e kallzimit penal të bërë më herët. Dhe po kështu gazetari që ka bërë këtë denoncim për lidhjet e Edi Ramës, Alex Soros me grupin e Sinaloas sot është propozuar që të jete zv/drejtues i FBI. Pra të gjithë faktet denoncimet dhe kallëzimet që ne kemi bërë, jo vetëm koha na dha të drejtë, por nga ana tjetër po tregon se Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë të SPAK nën presionin dhe shantazhin e Kryeministrit Rama dhe jo vetëm nuk po guxojnë të hapin dhe të hetojnë dosjen e McGonigal.
Dhe pika e tretë që ne vijmë sot këtu është ajo që ka lidhje me kallëzimin që ka bërë deputeti i PD, kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi që në janar të 2022 dhe që nga ai moment deri më sot nga ana e SPAK nuk ka asnjë veprim. Ne këto kushte referuar edhe ndryshimeve potenciale që kanë ndodhur në SHBA, referuar edhe vetë deklarimeve të Presdientit Trump që ka thënë se të gjitha kartelet e rrezikshme do të shpallen grupe terroriste, ne kërkojmë nisjen sa më shpjet të hetimeve ndaj kryeministër Rama dhe pse jo të shkohet edhe me masa konkrete, qoftë me pezullimin e ushtrimit të detyrës, qoftë me masat e sigurimit personal. Kryeministri Rama në shkelje të detyrë kërcënon prokuroret, prish dhe fsheh provat, kështu që SPAK atë që bëri me Veliajn ta bëjë edhe me Kryeministrin Rama”, tha Klaja.